• e premte, 03 janar 2025

Vazhdon transporti falas për studentët, Qeveria vendosi t'i transferojë 120 milionë denarë NQP-së Shkup

Vazhdon transporti falas për studentët, Qeveria vendosi t'i transferojë 120 milionë denarë NQP-së Shkup

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Transporti falas i autobusëve për studentët në Shkup do të vazhdojë dhe në vitin 2025, pasi Qeveria sot në seancë ka vendosur t'i transferojë 120 milionë denarë Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik NQP - Shkup, të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

"Qeveria paraprake tre vjet nuk ka siguruar mjete për këtë dedikim dhe nuk ka marrë vendim të tillë. Prej këtu edhe mosbesimi, të cilin studentët e kanë pasur ndaj pushtetit ekzekutiv. I bindi se duhet të jetë të qetë, pasi Qeveria e re i plotëson premtimet dhe obligimet ndaj qytetarëve, e pikërisht ky vendim i yni është konfirmim për këtë", tha kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Transporti publik falas, siç tha, do të mundësojë qasje më të madhe dhe do t'i lirojë nga ngarkesa financiare, me çka do të mund të përqëndrohen në studimet dhe zhvillimin personal.

Ministrja Janevska iu falënderua Qeverisë dhe potencoi se studentët edhe vitin e ardhshëm do të kenë transport falas, gjë që është posaçërisht me rëndësi dhe nevojë për ta, pasi që në janar kanë sesione.

Kuvendi studentor universitar i Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" Shkup paraprakisht dërgoi apel deri te Qeveria dhe MASH që në seancë qeveritare të mundësojnë shpërndarje të mjeteve, me qëllim të vazhdimit të transportit falas për studentët në vitin 2025.

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, në fund të muajit të kaluar deklaroi se borxhi i pushtetit qendror ndaj Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (JSP) Shkup do të jetë dhjetë milionë euro nga janari i vitit të ardhshëm dhe se Këshilli duhet të diskutojë nëse do të ketë fare transport falas.

Siç njofoti Enti Shtetëror për Revizion në raportin e publikuar në tetor, MASH dy vjet nuk i ka mbuluar shpenzimet e transportit të studentëve, Qeveria nuk ka marrë vendim, edhe pse transporti falas i studentëve nga NQP-ja ka vazhduar. bsh/

Foto: Printskrin, MIA arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR