• e shtunë, 04 janar 2025

Gjykatësi Aleksandar Kambovski është kryetar i ri i Këshillit gjyqësor

Gjykatësi Aleksandar Kambovski është kryetar i ri i Këshillit gjyqësor

Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Gjykatësi Aleksandar Kambovski është kryetar i ri i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këshilli sot në mbledhjen e 510-të, me 13 vota e zgjodhi kambovskin, i cili vjen nga Apeli Manastir dhe u zgjodh anëtar i Këshillit në qershor të vitit të kaluar.

Pas zgjedhjes për kryetar, Kambovski u falënderua për besimin e treguar dhe porositi se do të punojë që ta arsyetojë atë.

"Sinqerisht shpresoj se bashkarisht do t'ia dalim t'i arrijmë standardet më të larta të profesionalizmit, paanshmërisë dhe standardeve të cilat kanë të bljnë me përforcimin e themeleve të sundimit të së drejtës. Nuk dyshoj se do t'ia dalim nëse të gjithë punojmë bashkë dhe kemi të njejtin qëllim, e ai është të kemi gjyqësi të shëndoshë, të pavarur dhe transparente, e cila i nevojitet edhe qytetarëve edhe shtetit tonë", deklaroi Kambovski.

Anëtari Isamedin Limani, i cili e propozoi gjykatësin Aleksandar Kambovski, theksoi se Kambovski vjen nga gjenerata e dytë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik.

"Aleksandar Kambovski ka edhe integritet dhe kredibilitet të luftojë për pavarësi më të madhe financiare të gjykatësve, sepse ata e kryejnë pushtetin gjyqësor, ndërsa Këshilli gjyqësor duhet t'u sigurojë kushte, si dhe që gjykatësit të mund ta zbatojnë të drejtën në mënyrë të pavarur dhe të paanshme", deklaroi Limani.

Gjykatësja Antoaneta Dimovska, tha se nuk dyshon se do të tregojë aftësi menaxhuese dhe se nuk ka kurfarë arsye ta japë votën e saj për të.

"Vota është votë, ai do të jetë i pari mes të barabartëve, do të na organizojë, megjithatë mbetet t'i kryqëzojmë argumentet dhe të diskutojmë më tutje për çdo çështje kontestuese", tha Dimovska.

Gjykatësja Ivica Nikolovski, tha se Kambovskin e njeh një periudhë më të gjatë dhe me kënaqësi do ta mbështesë zgjedhjen e tij.

Anëtarja Tanja Çaçarova Ilievska, tha se edhe krahas disa situatave të caktuara në të cilat haptazi kanë folur me Kambovskin për disa prolbleme të caktuara, megjithatë vlerësoi sse duhet ta marrë mbështetjen për kryetar të Këshillit gjyqësor.

Ish-kryetarja Vesna Dameva, tha se për moral të lartë dhe integritet në gjyqësi ka kuptuar në momentin kur ishte zgjehdur anëtare e Këshillit gjyqësor, ku nga shumë anë vetë gjykatësit shprehën kënaqësi të madhe, duke potencuar se është gjykatës i pavarur.

Këshilli është i përbërë nga 15 anëtarë, prej të cilëve tetë anëtarë i zgjedhin gjykatësit nga radhët e tyre, pesë i zgjedhë Kuvendi prej të cilëve dy me propozim të presidentit të shtetit. Sipas funkisonit, anëtarë të Këshillit janë kryetari i Gjykatës supreme dhe ministri i Drejtësisë, të cilët marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vote.

Organi i vetëm për zgjedhje, vlerësim dhe kontroll të punës së gjykatësve dhe rojes së besimit të qytetarëve në gjyqësi - Këshilli i gjykatësve, këtë vit e filloi me "rokada" kryetarësh, ndërsa e përfundoi me ulëse të zbrazët në funksionin e kryetarit të Këshillit. Këshilli gjyqësor, sërish u gjend në fokus të opinionit, por jo vetëm për shkarkimin kundërthënës, pastaj kthimin, dhe në fund dorëheqjen nga funskioni të kryetares Vesna Dameva, por edhe për tentimet për zbatim të një pjese të rekomandimeve të Misionit vlerësues në punën e vet, si dhe thirrjeve të hapura nga puhsteti për shpërbërjen e tyre dhe reformë të Ligjit për këshillin gjyqësor.

Zgjedhja e kryetarit u gjend në rend dite të mbledhjes së Këshillit gjyqëor edhe në dhjetor të vitit të kaluar, por u shty deri në rikompletimin e përbërjes me zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj nga radhët e gjykatësve.

Në mbledhjen e 510-të krahas zgjedhjes së kryetarit, janë edhe shqyrtimet dhe vendimet rreth ankesës nga gjykatësi, si dhe çështje të tjera. ab/

Fotо: МIА/printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR