• e diel, 05 janar 2025

Kambovski: Këshilli gjyqësor do të zhvillohet me integritet, paanshmëri dhe me përpjekje maksimale për mbrojtje të pavarësisë gjyqësore

Kambovski: Këshilli gjyqësor do të zhvillohet me integritet, paanshmëri dhe me përpjekje maksimale për mbrojtje të pavarësisë gjyqësore

Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Institucioni i Këshillit gjyqësor do të udhëhiqet me integritet, paanshmëri dhe me përpjekje makimale për mbrojtje të pavarësisë gjyqësore të të gjithë gjykatësve në shtetin tonë. Kjo është shtëpi e gjykatësve, kjo është shtëpi për gjykatësit, porositi kryetari i ri i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovksi.

Secili gjykatës i cili nuk punon sipas ligjeve, Kambovski shfaqi bindje se vendin nuk do ta ketë tashmë më sistemin gjyqësor, përderisa të gjithë gjykatëssit e tjerë të cilët punojnë ndershëm do të kenë mbështetje maksimale të Këshillit gjyqësor, dyert do t'i kenë të hapura, linjat telefonike 24 orë të hapura dhe do të mund të drejtohen për mbrojtje nga "çfaërdo lloj presioni, çfarëdo lloj ndikimi".

Lidhur me paralajmërimet për shkarkim të anëtarëve të Këshillit gjyqësor të zgjehdur në Kuvend, Kambovski tha se në parim Këshilli nuk dëshiron të komentojë deklarata të politikanëve individë, megjithatë "thellësisht jemi të bindur se Kuvendi si krijues i Kushtetutës, si ligjvënës do ta respektojë edhe Kusshtetutëln edhe ligjet dhe do të veprojë në pajtim me to".

I pyetur nëse do të ketë përgjegjësi për gjykatësin Enver Bexheti, i cili u gjend në listën e zezë të SHBA-së, Kambovski sërish shfaqi bindje se "secili gjykatës që nuk punon sipas ligjeve, por sipas disa interesave të veta personale apo nën ndikim, se vendin nuk do ta ketë tashmë në sistemin gjyqësor.

Lidhur me atë nëse do të inicojë takim me kryeministrin Hristian Mickoksi, si paraardhësja e tij Vesna Dameva, Kambovski tha se "absolutisht duhet të kemi bashkëpunim, edhe me pushtetin ekzekutiv, edhe me atë ligjdhënës".

Sipas Kambovskit, bashkëpunimi nuk duhet të kuptohet si përzierje e pushtetit ekzekutiv në pushtetin gjyqësor apo anasjelltas.

Këshilli gjyqësor, në mbledhjen e sotme të 510-të me 13 vota e zgjodhi kryetar të ri gjykatësin Aleksandar Kambovski, i cili vjen nga Apeli Manastir dhe është anëtar i Këshillit nga qershori i vitit të kaluar. ab/

Foto: МIА/printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR