• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdon shuarja e zjarrit tek poligoni ushtarak "Pepelishtë", nuk ka rrezik për vendbanimet dhe infrastrukturën

Vazhdon shuarja e zjarrit tek poligoni ushtarak

Negotinë, 11 korrik 2024 (MIA) - Në përgjithësi, nuk ka rrezik për lagjet dhe infrastrukturën nga zjarri i madh në poligonin e armatës "Pepelishtë", me largësi prej dhjetë kilometrash, shuarja vazhdon, informuan mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

"Nuk ka asnjë rrezik dhe shqetësim në vendbanime, objekte dhe infrastrukturë, sipas informacioneve nga terreni, por dhe sot në mëngjes po intervenohet ndaj zjarrit, ndërsa QMK-ja dërgoi dhe kërkesë për mbështetje të plotë në terren nga ajri deri te MPB-ja, ndërsa dhe kërkesa për ndërhyrje nga zjarri me dronë të policisë kufitare dhe të "Fronteks", sqarojnë nga Qendra.

Në orët e hershme të mëngjesit është intervenuar mbi zjarrin në rajonin e poligonit të armatës së ushtrisë "Pepelishtë" nga NJZT – Negotinë dhe ndërmarrjet publike komunale të komunës, ndërsa edhe me mbështetje lokale të banorëve vendas.

"Pjesa e rrezikshme e zjarrit që ka rrezikuar fshatrat Pepelishtë dhe Vojshanci, dje është shuar, kështuqë, nuk ka më rrezik nga zjarri për dy fshatrat", theksuan nga QMK-ja.

Gjatë koordinimit të sotëm të NJTZ-së nga Negotina, QMK-ja dhe MPB-ja është vendosur që një helikopter i MPB-së të veprojë në terren ku ka rënë zjarri në drejtim të fshatit Vojshanci, drejt malit Serta, për të mos kaluar zjarri në malin e Koneçkës.

"Një pjesë e ekipeve të zjarrfikësve të NJTZ-së dhe ndërmarrjet publike komunale nga Negotino janë të përqendruara në vatrat më të mëdha të zjarrit në malin Serta. Ato ekipe, së bashku me disa nga banorët e zonës po punojnë vazhdimisht në atë zonë për të vënë nën kontroll të plotë zjarrin. I gjithë operacioni i aksionit kundër zjarrit është udhëhiqet nga komandanti i NJTZ-së dhe pas vlerësimit të tij, se nëse nevojiten resurse shtesë për përballjen dhe shuarjen e zjarrit, përmes kryetarit të Komunës së Negotinës, ai do t'i kërkojë nga komunat fqinje", kumtoi QMK-ja.

Helikopteri i armatës "mi-17" është planifikuar të përfshihet sot rreth orës 12 në shuarjen e zjarrit.

"Mëngjesin e sotëm, QMK-ja dërgoi kërkesë tek MPB-ja për mbështetje dhe vëzhgimin e terrenit nga ajri si dhe kërkesë për vëzhgim nga ajri me dronë të policisë kufitare dhe të "Fronteks" (Agjencia Evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare që siguron mbështetje operacionale në menaxhimin me kufijtë, si ndihmë edhe në vendin tonë), njoftuan nga Qendra. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR