• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vajza e Pançe Zhezhoskit dëshmoi për vrasjen e babait të saj dhe Vanjës së mitur

Vajza e Pançe Zhezhoskit dëshmoi për vrasjen e babait të saj dhe Vanjës së mitur

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Në Gjykatën themelore penale Shkup lidhur me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, sot dëshmuan edhe vajza e Pançes, Ana Kirkova dhe bashkëshorti i saj, Todor Kirkov. Në pyetjen e prokurores Zhaklina Llazarevska, Kirkovët dëshmuan për momentin kur panë se Zhezhovski nuk është, paraqitjen në polici dhe gjetjen e tij.

Ana Kirkova është nkë prej tre fëmijët e Zhezhovskit, ajo në dëshminë e sotme deklaroi se fqinja e babait e ka informuar se ai është i pakapshmë një kohë të gjatë.

"Në mëngjes rreth orës 10 më mori në telefon fqinja e tij, më tha t'i paraqitem, e kërkova por nuk mu përgjigj. Thashë prej kur, Ajo tha nga e mërkura, ndoshta mbi 40 herë e ka telefonuar. Mirë, thashë, ndoshta nuk ka dashur t'i paraqitet", tha ajo.

Shtoi se më pas ka filluar edhe ajo t'i paraqitet, por ai nuk është prëgjigjur dhe e ka dërguar burrin e saj, i cili ka punuar në afërsi, për të kontrolluar.

Në pyetjen nëse ka njohuri se Pançe ka pasur komunikim me ndonjërin prej të akuzuarve, ajo u përjgigj se ka pasur komunikim me Velibor Manevin.

"Në vitin 2007 i ka dhënë punë Velibor Manevit të punojë në shtëpinë e tyre. Tha se e kishte shok të kirë, gurëgdhendës. Mendoj se jeton pesë minuta me veturë larg nesh", tha ajo.

Për babain e saj theksoi se ja jetuar në mënyrë mkodeste nga pensioni i tij.

E pyetur për automjetin Citroen, u përgjigj se ishte i vjetër dhe me bagazh të madh.

Lidhur me identifikimin e babait të saj, u përgjigj se ajo nuk e ka identifikuar.

"Babai im ishte hedhur kur e pamë në thes, unë dhe motra ime ishim në morg, bashkëshorti e identifikoi, unë nuk mund të shoh fytyra", tha ajo.

Në pyetjet e të akuzuarit të parë, Ljupço Palevski, ajo u përjgigj se nuk ka apsur njohuri se babai i saj ka pasur kontakte me të.

"Nuk më dukeni i njohur, unë nuk ju njoh", tha ajo.

Bashkëshorti i saj, Todor Kirkov, deklaroi se kur ka marër vesh se diçka po ndodhë, la shkuar të kontrollojë në shtëpi.

I pyetur se çfarë njeriu ishte Pançe Zhezhovski, u përgjigj se ishte, siç tha, "i mirë, normal, me sa di nuk zihej me asnjërin".

Edhe Kirkov theksoi se ka pasur njohuri se Pançe ka apsur njëfarë zënke me Manevin lidhur me oborrin.

Paraprakisht, në gjykatë dëshmoi nëna e Vanjës, Zorica Gjorçevska

Në gjykatë sot të prnaishëm ishin të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

Të akuzuarit në seancën e kaluar u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për çka mbrojtja e tyre plotësisht do të parashtrojë dëshmi.

Sipas aktakuzës, ata së bashku kanë planifikuar grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë ndonjë anëtar të ngushtë të familjes së saj të jap, para për lirimin e saj.

Më 22.11.2023, i akuzuari së bashku me tre persona të tjerë paraprakisht të akuzuar, bashkarisht kanë kryer grabitjen e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë t'ua japë automjeton e tij "Citroen", për ta prëdorur atë për grabitjen e vajzës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe, për të cilët ka pasur paraqitje si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast i dyshuar është edhe një eprson për ndihmë pas kryerjes së veprës penale, ndaj të cilit procedura do të zhvillohet ndaras.

Gjykimin e udhëheqë gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.

Seanca vazhdon më 16 tetor. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR