• e martë, 24 dhjetor 2024

Ursula fon der Lajeni mbërriti në Kiev në bisedime me Zelenskin në Ditën e Evropës

Ursula fon der Lajeni mbërriti në Kiev në bisedime me Zelenskin në Ditën e Evropës

Kiev, 9 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, ka mbërritur në Kiev për të biseduar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin, lajmëron DPA.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian është duke u fokusuar në rritjen e presionit ndaj Rusisë, sigurimin e zbatimit të plotë të sanksioneve dhe mbylljen e "zbrazëtirave" ekzistuese për t'i shmangur sanksionet. "Ne jemi të vendosur t'i mbyllim zbrazëtirat ekzistuese.Askush nuk duhet të dyshojë për këtë”, u tha ajo gazetarëve nga Redaksia evropiane (European Newsroom), anëtare e së cilës është edhe MIA.

 Vizita e Fon der Lajenit vjen në një ditë simbolike kur BE-ja e feston paqen e qëndrueshme të vendosur që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore para vitit 1945, ndërsa e Rusia shënon fitoren ndaj Gjermanisë naziste me një paradë ushtarake vjetore.

Dje, Zelenski publikoi se Ukraina do të fillojë ta festojë 9 Majin si Ditën e Evropës. 

Fon der Lajeni e theksoi rëndësinë e kësaj date. Ajo e përkufizoi vizitën e saj në këtë ditë si simbolike, por edhe si "një shenjë e realitetit kyç dhe mjaft pragmatik: BE-ja punon krah për krah me Ukrainën për shumë çështje". 

Kryetarja e KE-së në asnjë mënyrë nuk la të kuptohet se kur Ukraina mund të bëhet pjesë e Unionit prej 27 anëtarësh, por theksoi se Ukraina është pjesë e familjes evropiane. 

Një nga qëllimet e bisedimeve me Zelenskin është "përgatitja e terrenit për fillimin e negociatave të anëtarësimit", tha ajo. ar/

 Foto: Tuiter printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR