• e hënë, 23 dhjetor 2024

Urim nga Siljanovska Davkova me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllavë vëllezërve Cirili dhe Metodi

Urim nga Siljanovska Davkova me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllavë vëllezërve Cirili dhe Metodi

Shkup, 24 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi urime me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllavë vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi.

"Do të doja të dërgoj urime të përzemërta me rastin e festës së madhe, 24 Maji, Ditës së iluministëve mbarësllavë vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi.

Nga zemra ju uroj ta kaloni festën me shëndet, dashuri dhe harmoni, të mbushur me gëzim e lumturi që kemi mundësinë të shijojmë frytet e punës së madhe të vëllezërve nga Selaniku. Falë tyre, popujt sllavë patën mundësinë të zhvillojnë shpirtëroren, kulturën, arsimin, shkencën e tyre. Si identiteti gjuhësor dhe kulturor maqedonas, ashtu edhe botëkuptimi dhe kozmopolitizmi, bazohen në punën dhe arritjet e tyre dhe në filantropinë e tyre.

Shenjtorët Cirili dhe Metodi treguan se me dijen, etjen për të vërtetën, drejtësinë, përkushtimin, humanizmin dhe fisnikërinë, kufizimet mund të kapërcehen dhe padrejtësitë mund të mposhten. Historia e Evropës dhe e botës nuk ka shumë shembuj të njerëzve të tillë me ndikim që kanë lënë gjurmë në kohën e tyre, por edhe një udhërrëfyes për të ardhmen dhe që janë ndriçues të qytetërimit njerëzor. Prandaj vepra e tyre nuk zbehet dhe nuk humb kuptimin e saj edhe pas një mijëvjeçari të tërë.

Bëma e vëllezërve të shenjtë, le të vazhdojë të jetë udhërrëfyesi dhe vertikali ynë morale e shpirtërore për një jetë, krijim dhe krijim dinjitoz e të përmbushur.

E gëzofshim përjetë 24 Majin, Ditën e Shën Cirilit dhe Metodit, thuhet në urimin e Siljanovska Davkova. fc/

Fotografia: Kabineti i presidentes

QËNDRONI TË LIDHUR