• e enjte, 09 maj 2024

UNRVA: Në Gazë për gjashtë muaj janë vrarë më shumë fëmijë se sa në botë për katër vjet

UNRVA: Në Gazë për gjashtë muaj janë vrarë më shumë fëmijë se sa në botë për katër vjet

Nju-Jork, 28 prill 2024 (MIA) - Shefi i Agjencisë së KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRVA), Filipe Lazarini, deklaroi se në Rripin e Gazës gjatë gjashtë muajve të fundit ishin vrarë më shumë fëmijë se sa në të gjitha konfliktet botërore gjatë katër viteve të fundit. 

"Për gjashtë muaj janë vrarë më shumë se 30.000 njerëz. E dimë se në mesin e tyre ka 13.000 fëmijë. E dimë se në Gazë për gjashtë muaj janë vrarë më shumë fëmijë se sa në të gjitha konfliktet në botë gjatë katër viteve të fundit. Për këtë është e pa precedent edhe sipas vëllimit, si dhe sipas shkallës së shkatërrimit", thotë Lazarini në intervistë për TASS. 

Ai shtoi se gjithsej 180 punëtorë të UNRVA janë vrarë në enklavë që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas dhe nuk e përjashton mundësinë që drejtësia të kërkohet para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për vdekjen e punonjësve. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR