Universiteti i Tetovës organizoi prezantim akademik rreth publikimit në revista me faktor ndikimi
- Në ambientet e Universitetit të Tetovës u mbajt prezantim akademik me temë: “How to Publish in High Impact Journals: Mapping the SCOPUS and Web of Science”.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:41, 2 prill, 2025

Tetovë, 2 prill 2025
Në ambientet e Universitetit të Tetovës u mbajt prezantim akademik me temë: “How to Publish in High Impact Journals: Mapping the SCOPUS and Web of Science”.
Ky aktivitet kishte për qëllim të kontribuojë në zhvillimin akademik dhe profesional të stafit akademik, si dhe t’i avancojë praktikat kërkimore dhe mësimore. Prezantuesja e këtij sesioni Prof. Dr. Florentina Halimi, profesoreshë në Gulf University for Science and Technology në Kuvajt, ndau me pjesëmarrësit njohuri dhe strategji mbi procesin e publikimit në revista shkencore me faktor të lartë ndikimi. Ajo i shpjegoi në detaje hapat e nevojshëm për të botuar një punim shkencor, duke përfshirë: përzgjedhjen e revistës së duhur për publikim; realizimin e kërkimit shkencor në përputhje me standardet akademike; kontrollin e avancuar të plagjiaturës; përgjigjen ndaj recensioneve nga ekspertët si dhe promovimin e punimit të publikuar nëpër rrjetet sociale. Ky prezantim ofroi udhëzime të qarta për studiuesit dhe pedagogët që synojnë të rrisin cilësinë dhe ndikimin e punimeve të tyre shkencore në nivel ndërkombëtar.
Foto: UT
___________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.