• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

UNICEF: Të paktën 322 fëmijë raportohet se janë vrarë në Gazë pas armëpushimit

UNICEF: Të paktën 322 fëmijë raportohet se janë vrarë në Gazë pas armëpushimit

Gazë, 1 prill 2025 (MIA) – Të paktën 322 fëmijë raportohet se janë vrarë në Rripin e Gazës pas armëpushimit, ndërsa 609 janë lënduar, bën të ditur UNICEF-i.

Organizata thekson se shifrat përfshijnë edhe fëmijët që raportohet se janë vrarë ose lënduar kur reparti kirurgjik i Spitalit Al-Naser në pjesën jugore të Gazës u godit në një sulm izraelit më 23 mars.

Pas gati 18 muajsh luftë, më shumë se 15.000 fëmijë janë vrarë, mbi 34.000 janë lënduar dhe gati një milion fëmijë janë zhvendosur disa herë. 

QËNDRONI TË LIDHUR