• e diel, 06 tetor 2024

UNICEF: Prania e poliovirusit në Rripin e Gazës është jashtëzakonisht shqetësuese

UNICEF: Prania e poliovirusit në Rripin e Gazës është jashtëzakonisht shqetësuese

Nju-Jork, 25 korrik 2024 (MIA) - Zbulimi i poliovirusit në Rripin e Gazës është jashtëzakonisht shqetësues dhe në mënyrë shtesë e përkeqëson statusin e territorit të okupuar si një nga vendet më të rrezikshme në botë për fëmijët, paralajmëroi drejtoresha ekzekutive e UNICEF=it, Ketrin Rasell.

Ajo shfaqi shqetësim edhe për shkak të përhapjes së sëmundjeve të tjera ngjitëse në Rripin e Gazës, siç është kolera. 

"Kur fëmijët janë të uritur dhe të dobët, trupat e tyre janë shumë më të ndjeshëm dhe më të ekspozuar në këto sëmundje", theksoi Rasell, duke përkujtuar se qendrat shëndetësore në Rripin e Gazës janë "shkatërruar ose dëmtuar në mënyrë drastike". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR