• e martë, 12 nëntor 2024

Në një sulm izraelit ndaj një xhamie dhe një shkolle në Gaza kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa 93 janë plagosur

Në një sulm izraelit ndaj një xhamie dhe një shkolle në Gaza kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa 93 janë plagosur

Gaza, 6 tetor 2024 (MIA) - Në sulmin e sotëm izraelit mbi pjesën qendrore të Rripit të Gazës, në të cilin janë goditur një xhami dhe një shkollë, ku ka pasur popullatë të strehuar civile, kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa 93 janë plagosur, njoftoi zyra për media e administratës së Hamasit në Rripin e Gazës.

Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan se edhe të paktën 20 persona kanë humbur jetën në pjesën veriore të Gazës, pasi që armata izraelite për herë të parë ka dërguar tanke në zona, duke u bërë thirrje banorëve që të stehohen në të ashtuquajtura zona të sigurta në jug të enklavës.

Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se ka kryer "sulme precize kundër terroristëve të Hamasit", të cilët kanë vepruar në qendrat komanduese dhe kontrolluese të lokalizuara në shkollën Ibn Rushd dhe xhaminë Shuhada al Aksa në zonën Deir al Balah, në Gazën qendrore.

Theksohet se shënjestra ka qenë qendra komanduse dhe kontrolluese e Hamasit, por grupi militant palestinez i ka hedhur poshtë akuzat izraelite se shfrytëzon objekte civile si shkolla, spitale dhe xhami për qëllime ushtarake. mb/

Foto: skrinshot Al Xhazira

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR