• e martë, 12 nëntor 2024

Stramer shprehi shqetësim për shkak të "urrejtjes së tmerrshme" ndaj hebrenjve dhe myslimanëve nga 7 tetori 2023

Stramer shprehi shqetësim për shkak të

Londër, 6 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri britanik, Kir Stramer deklaroi se "shkëndijat" nga konflikti në Lindjen e Afërt "e ndezin fitilin e bashkësive tona këtu, në shtëpi", përderisa shprehi shqetësim nga "urrejtja e tmerrshme" që po tregohet ndaj hebrenjve dhe myslimanëve nga 7 tetori i vitit 2023 e këtej, lajmëroi DPA.

Në tekstin autorial për "Sandej tajms" para përvjetorit të parë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, Stramer u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt "të veprojnë përnbajtshëm dhe t'u kthehen zgjidhjeve politike, dhe jo atyre ushtarake".

"Flaka e këtij konflikti vdekjeprurës tani po kërcënon ta kaplojë rajonin. Dhe shkëndijatpo e ndezin fitilin në bashkësitë tona këtu, në sjtëpi", shkroi ai.

"Çdoherë ka njerëz të cilët do t'i shfrytëzonin konfliktet jashtë vendit për të nxitur konflikte këtu. Nga 7 tetori, pamë urrejtje të sëmurë ndaj hebrenjve dhe myslimanëve e cila po rritet në bashkësitë tona", shtoi Stramer.

Paraprakisht këtë javë, kryeministri britanik shprehi shqetësim se "rajoni është në skaj", pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit.

Ai deklaroi se "konflikti i drejtpërdrejtë iraniano-izraelit do të kishte pasoja katastrofike për njerëzit e Lindjes së Afërt dhe mbarë botës.

"Të gjitha vendet duhet të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për t'u tërhequr nga skaji dhe ta parandalojnë atë". tha Stremer.

"Përvjetori i sulmeve të 7 tetorit duhet të na përkujtojë çmimin e dështimit politik", deklaroi ai dhe shtoi se "nuk do të gjejmë siguri në destabilizim më të madh. Nuk do të ketë të ardhme më të mirë me traumatizim, varfërim dhe zhvendosje edhe të një gjenerate". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR