• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina, Lindja e Afërt dhe Saheli tema në takimin e shefave të diplomacive të BE-së

Ukraina, Lindja e Afërt dhe Saheli tema në takimin e shefave të diplomacive të BE-së

Bruksel, 19 shkurt 2024 (MIA) - Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe gjendja në Lindjen e Afërt dhe në rajonin e Sahelit do të jenë tema kryesore në asamblenë e sotme të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, me të cilin do të kryesojë përfaqësuesi i lartë i Unionit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel.

Siç bëri të ditur presidenca belge me BE-në, disa ditë para përvjetorit të dytë nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, shefat evropianë të diplomacive do të debatojnë për situatën aktuale në vend dhe për mbështetjen e Unionit për Kievin.

Në fillim të debatit për këtë temë, ministrat përmes video - lidhjes do të kenë shkëmbim joformal të mendimeve me homologun e tyre ukrainas Dmitro Kuleba. 

Në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së do të bisedohet edhe për situatën në Lindjen e Afërt, duke përfshirë edhe për ngjarjet në teren edhe në rajonin më të gjerë. Në këtë pjesë të asamblesë do të marrë pjesë edhe koordoinatorja e lartë e Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare dhe rikonstruksion për Gazën, Sigrid Kaag, e cila do të ketë shkëmbim joformal me ministrat evropianë. 

Shefat e diplomacive do të informohen edhe për ngjarjet më të reja në zonën e Sahelit dhe do të bisedojnë për angazhimin e BE-së në këtë rajon afrikan. 

Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së do të debatojnë dhe do të shkëmbejnë mendime për ngjarjet më të reja lidhur me marrëdhëniet e jashtme të Unionit, veçanërisht për situatën në Bjellorusi.

Asambleja e ministrave të punëve të jashtme të BE-së do të fillojë me mëngjes joformal me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Marijano Grosi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR