Ukraina e ndërpreu transportin e gazit rus
- Ministria e Energjetikës e Ukrainës kumtoi se mëngjesin e sotëm e ndërpreu transportin e gazit rus në mbarë vendin.
Kiev, 1 janar 2025 (MIA) – Ministria e Energjetikës e Ukrainës kumtoi se mëngjesin e sotëm e ndërpreu transportin e gazit rus në mbarë vendin.
“Në orën 7:00 të mëngjesit, në interes të sigurisë kombëtare, u ndalua transporti i gazit natyror rus përmes territorit të Ukrainës”, kumtoi Ministria e Ukrainës.
Në kumtesën theksohet se Ukraina ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë për këtë në përputhje me procedurën e vendosur.
"Ne ndaluam tranzitin e gazit rus, duke shënuar një ngjarje historike. Rusia po humb tregjet dhe do të përballet me humbje financiare. Evropa tashmë ka vendosur të heqë dorë nga gazi rus. Nisma evropiane Repower EU përputhet me atë që Ukraina ka arritur sot”, deklaroi Ministria e Energjetikës e Ukrainës. ls/
Foto: Ministria e Energjetikës e Ukrainës