• e premte, 22 nëntor 2024

UEFA mund të mos e lejojë Zhironën të luajë në Ligën e kampionëve

UEFA mund të mos e lejojë Zhironën të luajë në Ligën e kampionëve

Londër, 15 maj 2024 (MIA) - Asociacioni evropian i futbollit propozoi që "City Football Group", investitor në Mançester Siti dhe klubin spanjoll Zhirona, ta zvogëlojë pjesën e vet në klubin katalanas. Në të kundërtën, Federata mund të vendos sanksione dhe t'i pengojë katalanasit të marrin pjesë në Ligën e kampionëve për sezonin 2024/2025, shkruan "Tajms".

Pjesa e "City Football Group" në Mançester Siti është 100 për qind, ndërsa në Zhirona 47 për qind. Të dy ekipet janë kualifikuar për Ligën e kampionëve sezonin e ardhshëm. Megjithatë, rregullat e UEFA-s ndalojnë pjesëmarrje të disa klubeve me pronar të njëjtë në garën e njëjtë.

Që ekipet të marrin pjesë në Ligën e kampionëve, "CFG" do të duhet ta ulë pjesën e saj në një nga klubet në pak se 30 për qind. Nëse nuk respektohen rregullat deri më 3 qershor, Zhirona nuk do të marrë leje për LK dhe do të transferohet në Ligën e Evropës.

Zhirona për herë të parë në historinë e saj u kualifikua në kupat evropiane. Pas 36 xhirove në La Liga, ekipi është në vendin e tretë me 75 pikë. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR