• e enjte, 04 dhjetor 2025

U miratuan ndryshimet e Ligjit për tarifë doganore, ulen shkallët doganore të 67 mallrave dhe liberalizohet tregtia me SHBA-në

U miratuan ndryshimet e Ligjit për tarifë doganore, ulen shkallët doganore të 67 mallrave dhe liberalizohet tregtia me SHBA-në

Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Kuvendi sot i miratoi ndryshimet e Ligjit për Tarifën doganore, me çka bëhet uëja e hskallëve doganore për 67 mallra, kryesisht derivate dhe repromateriale që shfrytëzohen në industrinë vendore. Njëkohësisht, hiqen të dhlnat doganore për import të mallrave me prejardhje nga SHBA-ja.

Ministria e Financave në kumtesë thekson se ndryshimet janë pjesë e realizimit të Programit për punë të Qeverisë 2024-2028, që parasheh harmonizim gradual të shkallëve doganore me ato që vlejnë në Bashkimin Evropian, adaptuar ndaj nevojave ekonomike të ekonomisë së vendit.

Përkujton se ligji është përgatitur në konsultim me odat ekonomike dhe thekson se paraqet vazhdim të politikave për mbështetje të komunitetit afarist. Qëllimi kryesor, potencoi Ministria, është rritja e konkurrencës, nxitja e eksportit dhe tërheqja e investimeve tër eja, posaçërisht në industrinë ripërpunuese, metalurgji, industrinë automobilistike dhe energjetikë.

Ulja e shkallëve doganore është bërë për 50 prë qind nga dallimi mes shkallëve ekzistuese dhe atyre që i zbaton BE-ja, në pajtim me rregullat e Organizatës botërore tregtare.

Sipas Minsitrisë së Financave, posaçërisht e rëndësishme është masa për ulje të shkallës doganore të baterive litium-jonike për deponim të energjisë elektrike, që do të kontribuojë për zhvillim të sektorit energjetik, përmirësim të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik dhe mbështetje të investimeve në burimet ripërtëritëse.

Plotësisht, thonë nga Minsitria, liberalizimi i plotë i importit të mallrave me prejardhje nga SHBA-ja ka për qëllim ta prëforcojë konkurrencën e trregut vendor dhe dërgon porosi pozitive ekonomike në tregtinë ndërkombëtare, me çka nxitet vendosja e reciprocitetit dhe thellimi i partneritetit strategjik mes dy vendeve. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR