• e hënë, 02 shtator 2024

U mbajt gjysmëfinalja e "Eurovision 2023", Shqipëria shkon në finale

U mbajt gjysmëfinalja e

Liverpul, 12 maj 2023 (MIA) - Në Liverpul mbrëmë u mbajt gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 67-të të Zgjedhjes së këngës së "Eurovision 2023", kështu që dihen dhjetë vendet e fundit pjesëmarrëse në finalen e madhe të së shtunës.

Kështu, garën e mbajtur këtë vit në Britani të Madhe e vazhdojnë Shqipëria, e përfaqësuar nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën "Duje", si dhe "Xhoker aut" nga Sllovenia me këngën "Carpe Diem". Në finale do të marrin pjesë edhe Qiproja, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia dhe Armenia.

Greqia, Rumania, Gjeorgjia, Danimarka, Islanda dhe San Marino nuk shkuan në finale. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR