• e premte, 05 dhjetor 2025

Turqia i përgënjeshtron spekulimet për përkeqësimin shëndetësor të Erdoganit

Turqia i përgënjeshtron spekulimet për përkeqësimin shëndetësor të Erdoganit

 Ankara, 10 qershor 2025 (MIA) - Qendra për Luftë  Kundër Dezinformimeve në kuadër të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës Turke ka hedhur poshtë pretendimet për përkeqësimin e shëndetit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke i përshkruar ato si të pabaza dhe të drejtuara drejtpërdrejt ndaj institucionit të Presidentit.

Në një postim në rrjetin social "Iks", Qendra bëri të ditur se Erdogani, si shef i shtetit, vazhdon t'i ushtrojë kompetencat dhe detyrimet e tij kushtetuese, punon në interes të popullit të tij dhe bën përpjekje maksimale. 

 "Ministrat, politikanët dhe funksionarët që takohen me Erdoganin janë të vetëdijshëm për qartësinë e tij dhe forcën që fshihet pas vendimeve të tij", shtohet në kumtesë.

 Njoftimi vjen pas një komenti në lidhje me shëndetin e Erdoganit në kanalin Jutjub, të cilin Qendra e vlerësoi si mungesë respekti për gazetarinë serioze dhe mungesë përgjegjësie.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR