• e mërkurë, 26 qershor 2024

Tuneli i Llogorasë, një nga projektet më të mëdha në Shqipëri, do të lëshohet për qarkullim me 5 korrik

Tuneli i Llogorasë, një nga projektet më të mëdha në Shqipëri, do të lëshohet për qarkullim me 5 korrik

Tiranë, 18 qershor 2024 (MIA) - Një nga projektet më të mëdha publike në Shqipëri, Tuneli i Llogorasë në pjesën jugperëndimore të vendit që lidh qytetet bregdetare të Vlorës dhe Sarandës do të lëshohet për qarkullim me 5 korrik.

Llogara ndodhet rreth 20 kilometra në jug të Vlorës dhe investimi kap vlerën e 142 milionë eurove dhe sipas mediave shqiptare – ka ndikim të drejtpërdrejtë në të gjithë ekonominë shqiptare.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në rrjetet  sociale ka publikuar foto nga puna e tunelit.

"Llogara" do të ketë një gjatësi prej afër 6 kilometra - Tuneli kryesor është i gjerë 7.70 metra dhe i lartë 4.70 metra me trotuare nga të dyja anët me gjatësi prej 1.17 metra dhe i pajisur me sisteme ventilimi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR