• e martë, 02 korrik 2024

Tuhel kandidat për ta zëvendësuar Ten Hagun

Tuhel kandidat për ta zëvendësuar Ten Hagun

Londër, 29 janar 2024 (MIA) – Trajneri i Bajernit të Munihut, Tomas Tuhel mund të marrë drejtimin e Mançester Junajtedit nëse largohet nga klubi i Bundesligës.

Sipas “The Telegraph”, eksperti gjerman i futbollit po konsiderohet si një nga opsionet për ta zëvendësuar Erik Ten Hagun. Ai është në listën e ngushtë të drejtuesve të Premier ligës.

Pritet që në fund të sezonit bashkëpronarët e rinj të Junajtedit të marrin vendim për të ardhmen e trajnerit aktual të skuadrës.

Vetë Tuhel është i gatshëm të kthehet në Angli (ka punuar me Çellsin), nëse shkarkohet nga Bajerni.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR