• e martë, 24 dhjetor 2024

Tryezë e rrumbullakët për arsim gjithpërfshirës dhe ngritje të kohezionit social

Tryezë e rrumbullakët për arsim gjithpërfshirës dhe ngritje të kohezionit social

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Segregimi, diskriminimi ose çdo formë tjetër e largimit të të rinjve nga bashkësia shkollore është rreptësisht e ndaluar dhe e dënueshëme. Për këtë tanimë ekzistojnë dispozita në Ligjin për arsimin fillor, por planifikojmë t'i përforcojmë në procesin e përmirësimit të rregullores, e t'i pasqyrojmë në Ligjet për arsimin e mesëm dhe arsimin dhe trajnmin profesional. Gjithashtu planifikojmë edhe aktivitete të fushatës për ngritjen e vetëdijes për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe segregacioni, duke përfshirë të rriturit nga të cilët më shpesh burojnë këto ide. Këtë e theksoi Elena Ivanovska, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në tryezën e rrumbullakët komunale “Arsimi gjithëpërfshirës dhe ngritja e kohezionit social”, e cila u mbajt në Manastir.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), aktivitetet për ndryshimin e rregullores, sjellja e planeve dhe programeve të reja mësimore, trajnimi i mësimdhënësve, investimet në infrastrukturë, bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat ndërk-ombëtare, insistimi për përfshirje më të madhe të prindërve në punën e shkollave dhe debatet pub-like, siç tha Ivanovska, kanë për synim krijimin e sistemit arsimor që i jep mundësinë çdo të riu të ketë sukses, pavarësisht prejardhjes, fesë, kombësisë, gjinisë.

"Ministria e Arsimit dhe Shkencës po ndërton arsim të integruar në të cilën resurset dhe mbështetja janë njëlloj të qasshme për çdo fëmijë dhe të ri, me anë të të cilave ne thyejmë barrierat që na ndajnë. Gjitashtu në këtë kontekst, Ivanovska u shpreh për protokollin e posaçëm për denoncimin dhe mbro-jtjen e nxënësit-viktimë në cilindo nga format e dhunes, abuzimit dhe neglizhimit, në bazë të të cilës formohet grup mësimdhënësish, bashkëpunëtorësh profesionalë dhe prindërish në shkolla, i cili ndërmerr masa dhe aktivitete specifike për parandalimin dhe mbrojtjen ndër të tjerash, edhe në rastet e dhunës sociale", bëhet e ditur në kumtesë.

Ivanovska theksoi se "shkolla nuk duhet të lejojë ndarjen e një nxënësi, apo grupi nga të tjerët në bazë të diversitetit, e as ta vendosë atë në pozicion pabarazisë dhe njëllojshmërisë, ta diskriminojë apo ta injorojë".

"Por ende, fatkeqësisht ky fenomen ekziston si sfidë dhe të gjithë ne së bashku duhet të punojmë për ta tejkaluar. Segregacioni nuk është i pranueshëm as në arsim e as në shoqëri dhe nuk është e rëndësishme nëqoftëse nxënësi është maqedonas, shqiptar, rom, ose turk, por për çdo nxënës duhet të ketë vend në shkollat tona, ndërsa çdo sjellje e ndryshme do të sanksionohet, pa pritur që gjykatat ndërkombëtare ta thonë këtë. Vetëm kështu mund të ndërtojmë shoqëri të fortë në të cilën dallimet janë pasuri dhe të na bashkojnë në një vend që është i prosperuar dhe në të cilën të gjithë duan të jetojnë dhe të kthehen këtu", porositi Ivanovska në tryezën e rrumbullakët në Manastir. fc/

Fotografia: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR