• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Troshanovski: Përkrahja tek qytetarët për anëtarësim në BE është në nivelin më të ulët, hendeku etnik është rritur

Troshanovski: Përkrahja tek qytetarët për anëtarësim në BE është në nivelin më të ulët, hendeku etnik është rritur

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Niveli i përkrahjes së qytetarëve për anëtarësim në BE këtë vit është më i ulët, thotë Marko Troshanovski  nga Instituti për Demokraci (IDSCS), duke cekur se megjithatë, anketat tregojnë se euroskepticizmi nuk është në rritje, dhe shumica e qytetarëve mbeten të pavendosur për këtë çështje. 

Në promovimin e "Analizës së mendimit publik për procesin e antarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (2014-2023) dhe "Integrimi në BE në hijen e proceseve të brendshme - Analiza e mendimit publik për vitin 2023", ai informoi se sipas anketës së fundit hulumtuese, mbështetja për anëtarësim aktualisht qëndron në 60 për qind.

Troshanovski sqaroi se ka hendek etnik në rritje mes maqedonasve dhe shqipëtarëve edhe pse të dy grupet etnike me shumicë mbështesin anëtarësimin në BE. 

"Edhe pse përkrahja për BE-në është në rënie, mund të themi se euroskepticizmi nuk po rritet, shumica e qytetarëve po bëhen të pavendosur për këtë çështje, por edhe nuk e kundërshtojnë në mënyrë eksplicite", tha Troshanovski në promovimin në Shkup të dy analizave 

Ai theksoi se, pritjet e qytetarëve janë që procesi për hyrje në BE të reduktohet vetëm në plotësimin e kërkesave bilaterale me fqinjët.

"Mbështetja për hyrje në BE nga disa qytetarë nënkupton që ne si vend duhet të bëjmë disa lëshime të caktuara dhe koncesione, për të cilat egziston vetëdije tek popullata se edhe pse nuk janë të pëlqyera, të njëjtat patjetër do duhet t'i bëjmë për të lëvizur një hap më tej", tha ai. 

Ai shtoi se edhe pse gjithnjë e pak Bashkimi Evropian konsiderohet si vendi më me ndikim në Maqedoninë e Veriut, kjo nga ana tjetër balancohet me mbështetjen e BE-së si aleat më i dëshiruar i vendit. Shumica e qytetarëve e konsiderojnë BE-në si aleatin më të mirë.

Siç tha, 30 për qind të qytetarëve janë të pavendosur nëse duan apo jo të anëtarësohen në BE.

"Një ndër aspektet kryesore të mbështetjës së ulët janë pritshmëritë dhe zhgënjimi i qytetarëve në realizimin e reformave, siç ishte rasti i fundit me raportin e Komisionit Evropian. Hendeku etnik është më së shumti për shkak të çështjeve bilaterale që prekin identitetitn e komunitetit maqedonas dhe rezervat e tyre po rriten për mbështetjen për anëtarësim në BE", tha Troshanovski.

Ai theksoi se 65 për qind të njerëzve mendojnë se ndyshimet në Kodin penal janë miratuar me motive të shtrembëruara, respektivisht në drejtim të amnistisë së zyrtarëve shtetërorë.

Hulumtimi u zbatua në nëntor nga 1000 të anketuarve, në organizim nga Instituti për Demokraci dhe Fondacioni Konrad Adenauer. si/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR