• e premte, 05 dhjetor 2025

Tripunovski nga Kavadari: Çmim rekord për varietetet më të përhapura të rrushit, Vranec 21,3 denarë, Smederevka 18,9 denarë për kilogram

Tripunovski nga Kavadari: Çmim rekord për varietetet më të përhapura të rrushit, Vranec 21,3 denarë, Smederevka 18,9 denarë për kilogram

Shkup, 13 korrik 2025 (MIA) - Sot jam këtu për vizitë te një bujk i ri, me të cilin biseduam për çështjet që lidhen me prodhimin e rrushit. Është për t’u gëzuar kur të rinjtë vendosin të merren me bujqësi, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë vizitës në Kavadar.

"Ajo që dua të bëj të ditur është çmimi rekord për blerjen e dy varieteve më të përhapura të rrushit të verës, Vranec dhe Smederevka. Çmimi për Vranec do të jetë 21,3 denarë për kilogram, ndërsa për Smederevka 18,9 denarë për kilogram", theksoi ministri.

Siç informojnë nga MBPEU ministri shtoi se është arritur një rekord në sektorin e prodhimit të rrushit.

"Si Qeveri tregojmë se kemi një qasje ndryshe, e vlerësojmë dhe e çmojmë punën e bujkut maqedonas. Në vitet në vijim do të jetë edhe më mirë", sqaroi ai.

Ministri Tripunovski potencoi se këtë vit pritet një rendiment i shtuar i rrushit të verës, mbi 100 milionë kilogramë.

Ai kujtoi se vitin e kaluar prodhimi ishte më i ulët për shkak të menaxhimit të dobët me ujin.

"Sa i përket ujitjes, po japim përpjekje maksimale që të mbulojmë të gjitha sipërfaqet, me disa ndërprerje të vogla që u paraqitën për shkak të problemeve teknike. Procesin e ujitjes po e menaxhojmë me sukses dhe për këtë arsye presim një rendiment të rritur këtë vit", përfundoi ministri. ab/

Foto: МBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR