Tridhjetë vjet marrëdhënie diplomatike me UNHCR-në: Konventa për Refugjatët është një nga instrumentet më të respektuara të KB-së për të drejtat e njeriut
- Konventa për Refugjatët dhe Protokolli kanë kontribuar në mbrojtjen e miliona njerëzve dhe është një nga instrumentet më të respektuara për të drejtat e njeriut që KB-ja ka në funksion. Ne mund t'u tregojmë vendeve të tjera që luftojnë me pashtetësinë se zgjidhjet janë të mundshme dhe me vullnet politik këto çështje mund të zgjidhen. Kjo u konstatua në përkujtimin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë dhe hapjen e Zyrës së UNHCR-së në Shkup në vitin 1994, që u mbajt në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Me këtë rast është promovuar edhe një video në të cilën ndërthuren aktivitetet e UNHCR-së në vend dhe dëshmitë e refugjatëve që kanë marrë nënshtetësinë.
You need to login to view this page