• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tridhjetë ditë paraburgim për drejtorin e Geriatrisë dhe bashkëpunëtorin e tij

Tridhjetë ditë paraburgim për drejtorin e Geriatrisë dhe bashkëpunëtorin e tij

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka përcaktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy persona të dyshuar për marrje të ryshfetit për mjekim spitalor të personave.

"Gjyqtar i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, për përcaktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar për marrje të ryshfetit nga neni. 375 faqja lidhur me faqen 2 rë Kodit Penal, kurse lidhur me Spitalin Special për Geriatri në Shkup, ka pranuar propozimin e PTHP NJKOK dhe të dyshuarve M.A. dhe B.A. u përcaktoi masë të paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165, f. 1, p 1, 2 dhe 3, përkatësisht rrezik nga arratisja, ndikim te dëshmitarët dhe dyshim i bazuar se mund ta përsërisin veprën penale", kumtoi Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Kundër këtyre vendimeve, siç thojnë nga Gjykata, palët kanë të drejtë ankimimi pranë Këshillit penal.

Siç kumtoi paraprakisht PTHP NJKOK,  I dyshuari i parë, si person zyrtar - drejtor i IPSH Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative në Shkup, përmes të dyshuarit të dytë, person i tij i besueshëm, kërkoi shpërblim prej 100 mijë për kujdes të personit në spital. Më 8 prill të këtij viti, i dyshuari i dytë është kapur se si në emër të drejtorit në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë 20 mijë euro. ls/ 

MPB, dje informoi se janë arrestuar dy persona nën dyshimin për vepra penale "marrje të ryshfetit" dhe "marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm", pas çka drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev konfirmoi se në aksion të koordinuar me Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë arrestuar dy persona, mes të cilëve edhe drejtori i një institucioni shëdnetësor, për shkak të dyshimit për marrje të ryshfetit në shumë prej 20.000 eurove.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dje, gjithashtu, reagoi lidhur me arrestimin e drejtorit të ISHP Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori Shkup” për pranim të ryshfetit. Ai potencoi se drejtësia duhet të jetë jo selektive dhe në përputhje me të gjitha mekanizmat dhe vlerat themelore kushtetuese dhe ligjore.

Drejtori i Spitalit Geriatrik “13 nëntori”, Muhsin Arifi, ishte emëruar u.d. drejtor i Geriatrisë në korrik të vitit të kaluar nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Paraprakisht ishte drejtor i spitalit psikiatrik në Bardovcë. ls/ 

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR