• e mërkurë, 31 korrik 2024

Trendafilov: Presim përforcim të kapaciteteve dhe departizim të sektorit publik, në atë rast do të japim mbështetje

Trendafilov: Presim përforcim të kapaciteteve dhe departizim të sektorit publik, në atë rast do të japim mbështetje

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Pagat në sektorin publik do të rriten nga 15 për qind në vit gjatë katër viteve të ardhshme dhe Qeveria e re duhet të patashikojë para në buxhet, pa arsyetime. Presim përforcim të kapaciteteve, të ndalojp keqpërdorimi i të punësuarve në sektorin publik dhe të mos punësohen kuadro partiake. Në këtë rast do ta kenë mbështetjen tonë", dekalroi sot kryetari i Lidhejs së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, para fillimit të panel diskutimit "Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore publike".

Ai përmendi se në ngjarje pret nga ministraz të konfirmojnë se do të ketë harmonizim të pagave të në shtator, por edhe rritje shtesë të pagave në vitin e ardhshëm, konform marrëveshjes kolektive për sektorin publik.

"Jemi sot këtu në aktivitet për të dëgjuar nga ministrat se do t'i rrisin pagat, sepse pa paga nuk ka punë në vend. Presim që ajo që do të thonë ministrat të nënkuptojë harmonizim të pagave nga shtatori i këtij viti, si dhe rritje shtesë të pagave në vitin e ardhshëm, që do të bëhet në përputhje me marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik", theksoi Trendafilov. 

Ai përmendi se si sindikatë do të japin mbështetje, por vetëm nëse këto gjëra realizohen. Ndryshe, theksoi ai, janë të gatshëm për hapa të tjerë. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR