• e diel, 17 nëntor 2024

Trençevska: Qëllimi ynë është që të mundësojmë më shumë hapësirë për zhvillim dhe shprehje personale të personave të rinj të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim

Trençevska: Qëllimi ynë është që të mundësojmë më shumë hapësirë për zhvillim dhe shprehje personale të personave të rinj të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësues të Shoqatës Rinore të Personave të Shurdhër dhe me Vështirësi në Dëgjim "Shenja e re" dhe asociacionit "Duar të zëshme". 

"Trençevska, në takim diskutoi për punën financiare të Lidhjes Nacionale të Personave të Shurdhër dhe me Vështirësi në Dëgjim të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë për kritere të reja për shpërndarjen e buxheteve, me çka do tu mundësohen më shumë mjete të rinjve për aktivitete, si dhe për rëndësinë e interpretuesve dhe angazhim dhe trajnim të të rinjve në bazë të nevojave të personave të shurdhër", bëhet e ditur në kumtesën e MPPS-së.

Ajo theksoi se në periudhën që vijon do të angazhohet për program më inovativ të Lidhjes Nacionale të Personave të Shurdhër dhe me Vështirësi në Dëgjim në Maqedoninë e Veriut dhe sipas saj, programi duhet të përmbajë aktivitete në bazë të nevojave të të rinjve dhe të njëjtat do të mund të mundësojnë më shumë mënyra për zhvillim personal. Gjithashtu, thotë ajo në publik do të publikohen rrëfime të sukseshme të cilat mund të jenë motiv për të rinjtë e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim për përfshirje më të madhe në shoqëri, sepse shteti e njeh potencialin e tyre. 

Në takim ishte vërejtur fokusi në gjuhën e shenjave, i cili sipas të pranishmëve duhet të jetë i standardizuar, ndërsa njëherësh të jenë në dispozicion sa më shumë interpretues të personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, me çka do të lehtësohet përditshmëria e tyre. fc/

Fotografia: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR