• e mërkurë, 03 korrik 2024

Trençevska dhe Taravari e lëshuan në përdorim objektin e ri në kopshtin "Lulet" në Gostivar

Trençevska dhe Taravari e lëshuan në përdorim objektin e ri në kopshtin

Gostivar, 25 janar 2024 (MIA) - Me prerje simbolike të shiritit ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari sot e lëshuan në përdorim objektin e ri në kopshtin "Lulet" në Gostivar.

Me investimin e ri janë shtuar pesë klasa, siç tha ministrja Trençevska, kapaciteti i kopshtit është rritur edhe për 100 fëmijë. Mjetet janë siguruar me mbështetje të Bankës Botërore, në vlerë prej 34 milionë denarë.

"Ky zgjerim jo vetëm që pasqyron përkushtimin tonë për sigurimin e standardeve më të larta të edukimit, por paraqet edhe një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi të këndshëm për rritjen dhe zhvillimin e të vegjëlve tanë", tha Trençevska.

Kryetari i komunës Arben Taravari shprehu falënderim për bashkëpunimin të cilin pushteti lokal e ka pasur me Ministrinë, dhe siç përmendi, së bashku promovojnë edhe një, kapacitetin e gjashtë në komunën e Gostivarit në gjashtë vitet e fundit.

Ministrja Trençevska në fjalim theksoi se nga viti 2017, Qeveria ka investuar në 81 kopshte, ndërsa vetëm vitin e kaluar 2023 , tri kopshte të reja në Gjorçe Petrov, Karposh dhe Probishtip i hapën dyert për 324 fëmijë.

Ajo përkujtoi se në dy vitet e fundit janë punësuar rreth 900 persona në kopshte,  ndërsa janë avancuar 175 persona. sa/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR