• e premte, 05 dhjetor 2025

Tre zjarre aktive - në Jasen, Studeniçan dhe Likovë

Tre zjarre aktive - në Jasen, Studeniçan dhe Likovë

Shkup, 18 gusht 2025 (MIA) - Tetë zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar deri në orën 12 sot në mbarë vendin. Prej tyre, tre janë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar tërësisht, informuan sot pasdite nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Aktivët janë në territorin e komunave Makedonski Brod, Studeniçan dhe Likovë. Pyll i përzier po digjet në "Jasen". Pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët janë djegur në territorin e fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë. po digjet pyll i çishave në rajonin e fshatit Llojan.

Nën kontroll është vënë zjarri në territorin e komunës Jegunoc, mes fshatrave Rogaçevë, Jazhincë dhe Orashje e Poshtme, ku është përfshirë nga flakët pylli i përzier me drunj të ulët.

Janë shuar zjarret në territorin e komunave Butel, Strugë, Çashkë dhe Kumanovë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR