• e enjte, 04 dhjetor 2025

Tre tifozë humbën jetën, mbi 70 të plagosur gjatë rënies nga tribuna

Tre tifozë humbën jetën, mbi 70 të plagosur gjatë rënies nga tribuna

 Algjer, 22 qershor 2025 (MIA) - Tre tifozë humbën jetën, ndërsa më shumë se 70 u lënduan pasi ranë nga tribunat e sipërme të një stadiumi në kryeqytetin Algjer gjatë një ndeshjeje të klubit lokal MC Algjer, bënë të ditur sot autoritetet shëndetësore të vendit.

"Spitali Universitar Beni Mesus pranoi 38 persona të lënduar, ndërsa janë regjistruar tre vdekje. Spitali Ben Aknoun gjithashtu pranoi 27 persona të lënduar, ndërsa Spitali Bab El Oud pranoi 16", theksohet në kumtesën e  Ministrisë së Shëndetësisë së Algjerisë.

 Presidenti algjerian Abdelmaxhid Tebun shprehu ngushëllimet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

 Mediat lokale raportuan se spektatorët ranë pasi një gardh u shemb në tribunën e sipërme të stadiumit MC Algjer, ndërsa faqja në Fejsbuk e televizionit El Hedaf postoi një video që tregonte një pjesë të gardhit që shembej në tribunën e poshtme.

 Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR