Trampi thotë se është e mundur që muajin e ardhshëm të takohet me Putinin
- Presidenti amerikan Donald Trampi sot deklaroi se beson se Rusia është e gatshme t'i japë fund luftës, duke shtuar se "Duhet të arrijmë marrëveshje me Zelenskin".
- Post By Qefsere Abduli
- 09:20, 24 prill, 2025

Uashington, 24 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi sot deklaroi se beson se Rusia është e gatshme t'i japë fund luftës, duke shtuar se "Duhet të arrijmë marrëveshje me Zelenskin".
Trampi këtë deklaratë e dha nga Zyra Ovale gjatë nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë. Menjëherë pas kësaj, tregoi një optimizëm më të madh, duke thënë: "Mendoj se kemi marrëveshje me të dyja palët" dhe shtoi: Shpresoj se do ta bëjnë këtë".
Në pyetjen e gazetarëve për një takim të mundshëm me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, e para pas përplasjes së dy liderëve gjatë takimit të nxehtë në Shtëpinë e Bardhë, Trampi u përgjigj se ende nuk e di nëse kjo do të ndodhë. Dy presidentët do të marrin pjesë në varrimin e papa Françeskut të shtunën në Romë.
Trampi njoftoi edhe se së shpejti mund të takohet me presidentin rus Vladimir Putinin, pas vizitës së tij të planifikuar në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në pyetjen nëse takimi do të mbahet në Arabinë Saudite, ai u përgjigj: "Është e mundur, por me siguri jo. Mendoj se do të takohemi së shpejti".
Arabia Saudite aktualisht është nikoqire midis Rusisë dhe Ukrainës për një armëpushim të mundshëm.
Udhëtimi i Trampit në Lindjen e Mesme, është planifikuar nga 13 deri 16 maj, do të jetë udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit këtë mandat, pas fundjavës në Romë ku do të marrë pjesë në varrimin e papës. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s