Tramp: Shumë shpejtë do të takohem me Putinin
- Presidenti i ri i zgjedhur amerikan, Donald Tramp deklaroi se "shumë shpejtë" do të takohet me presidentin rus, Donald Tramp pasi që javën e ardhshme do ta marrë funksionin.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:22, 14 janar, 2025
Uashington, 14 janar 2025 (MIA) - Presidenti i ri i zgjedhur amerikan, Donald Tramp deklaroi se "shumë shpejtë" do të tkaohet me presidentin rus, Donald Tramp pasi që javën e ardhshme do ta marrë funksionin.
Ai nuk dha afat për takimin, i cili do të jetë ndër të parët mes liderëve të dy vendeve prej fillimit të luftës ruse me Ukrainën, në shkurt të vitit 2022.
I pyetur për strategjinë e tij për përfundim të luftës, Tramp për "Njusmaks" deklaroi se "ka vetëm një strategji dhe ajo varet nga Putini. Nuk mund të paramendoj se është tejet i mahnitur nga mënyra në të cilën zhvillohej gjithçka, sepse as atij nuk i ka shkuar gjithçka mirë".
"E di se dëshiron të takohemi, dhe do të takohem me të shumë shpejtë. Do ta kisha bërë këtë edhe më herët, por... së pari duhet të hyj në zyrë. Për disa gjëra duhet të jesh atje", tha ai.
Kongresisti amerikan, Majk Volc, këshilltar i ardhshëm për siguri nacionale, të dielën deklaroi se pret bisedë mes Trampit dhe Putinit në "ditët dhe javët në vijim".
Invazioni rus në Ukrainë la dhjetëra mijë të vdekur, miliona të zhvendosur dhe e shkaktoi krizën më të madhe në raportet mes Moskës dhe Perëndimit që nga Kriza raketore kubaneze në vitin 1962. ab/
foto: МIА arkivi