• e martë, 18 mars 2025

Tramp për sot paralajmpëroi publikimin e 80.000 faqeve dokumente të klasifikuara për vrasjen e Kenedit

Tramp për sot paralajmpëroi publikimin e 80.000 faqeve dokumente të klasifikuara për vrasjen e Kenedit

Uashington, 18 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi se administrata e tij sot do të publikojë rreth 80.000 faqe dokumente të klasifikuara, të lidhura me vrasjen e presidentit, Xhon F. Kenedi në vitin 1963.

"Njerëzit e presin këtë me dekada. Do të jetë shumë interesante", deklaroi Tramp gjatë vizitës në Qendrën "Kenedi" në Uashington.

Në pyetje të gazetarëve nëse ka parë se çka ka në dokumentet, Tramp tha se vetëm ka dëgjuar, por edhe se njerëzit duhet vet të bëjnë rezyme pas publikimit të dokumenteve.

Në shkurt, Byroja e intelegjencës federale (FBI) publikoi se kanë zbuluar dokumente të reja për vrasjen. Tramp që javën e parë të mandatit dha urdhër për zbulimin e dosjeve dhe paralajamëroi se do të publikohen edhe dokumente të lidhura me vrasjen e Robert Kenedit dhe Martin Luter Kingut.

Herën e fundit u publikua sasi e madhe e dokumenteve të lidhura me atentatin në vitin 2022, kur Arkivi kombëtar publikoi gati 13.000 dosje të reja të lidhura me vrasjen e Kenedit. bsh/

Foto: piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR