Tramp: Ndërprerja e zjarrit në Gazë mund të përfundojë të shtunën nëse pengjet lirohen
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se nëse deri të shtunën në mesditë nuk kthehen të gjitha pengjet të cilët i mban grupi militant palestinez Hamas në Gazë, ai do të propozojë të anulohet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit dhe do të bëjë që "të hapen portat e ferrit".
- Post By Arta Bunjaku
- 08:20, 11 shkurt, 2025

Uashington, 11 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se nëse deri të shtunën në mesditë nuk kthehen të gjitha pengjet të cilët i mban grupi militant palestinez Hamas në Gazë, ai do të propozojë të anulohet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit dhe do të bëjë që "të hapen portat e ferrit".
Duke folur me gazetarët derisa nënshkruante një seri të urdhrave ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë, Tramp tha se vendimi për vazhdim të ndërprerjes së zjarrit në fund do të varet nga Izraeli.
Por, ai paralajmëroi se "do të jetë ferr" nëse pengjet e mbetura nuk lirohen, duke shtuar se druan se shumica janë të vdekur. ab/