Tramp: me padurim e pres bisedën me Putinin
- Shumë nga elementet të marrëveshjes përfundimtare për Ukrainën janë dakorduar, por mbetet edhe shumë punë, deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Donald Tramp para bisedës me kolegun rus, Vlladimir Putin.
- Post By Besnik Shuki
- 07:37, 18 mars, 2025

Uashington, 18 mars 2025 (MIA) - Shumë nga elementet të marrëveshjes përfundimtare për Ukrainën janë dakorduar, por mbetet edhe shumë punë, deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Donald Tramp para bisedës me kolegun rus, Vlladimir Putin.
Tramp në platformën "Truth Social" publikoi se "me padurim e pret bisedën me presidentin Putin".
Ai në bisedën e sotme do të mundohet ta bind Putinin që ta pranojë propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor në konfliktin mes Moskës dhe Kievit, që filloi më 24 shkurt të vitit 2022. bsh/
Foto: EPA