Tramp е anashkalon Makronin, i cili po përpiqet të bashkojë Europën, por ndarjet janë të thella
- Францускиот претседател Емануел Макрон го прикажа европското единство со поканување мал број одбрани европски лидери во Елисејската палата во понеделникот, додека администрацијата на Трамп ја заобиколи цела Европа со продолжување на директните разговори со Русија во вторникот за војната во Украина.

Orlando Sentinel/AP
Presidenti francez Emanuel Makron shfaqi unitetin europian duke ftuar të hënën, në Pallatin Elise, një numër të vogël liderësh të përzgjedhur europianë, ndërsa administrata e Trampit e anashkaloi të gjithë Europën duke rifilluar të martën bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë për luftën në Ukrainë.
Lind pyetja: A mundet Europa të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj, apo do të mbetet vetëm të reagojë ndaj vendimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë?
Që nga presioni i Makronit për një mbrojtje të udhëhequr nga BE-ja, diplomacia e kryeministrit britanik Keir Starmer, akti balancues i kryeministres italiane Xhorxha Meloni midis Brukselit dhe Uashingtonit dhe rezistencës së kancelarit gjerman Olaf Sholc për prishjen me NATO-n, Evropa mbetet e ndarë në mendimet se çfarë duhet të bëjë.
Si organizatori i samitit të hënën në pallatin e tij në Paris, Makron i rriti përpjekjet për t'u bërë zëri dominues për Ukrainën dhe për sigurinë europiane. Duke u nisur se Sholci politikisht është i dobët dhe potencialisht jashtë funksionit, Britania e Madhe jashtë BE-së dhe Italia që anon nga Trampi, Makron është shfaqur si udhëheqësi de fakto i bllokut me një përpjekje për të arritur autonomi strategjike.
Makroni ka një mandat presidencial deri në vitin 2027 dhe arsenali bërthamor i Francës e bën atë fuqinë e vetme bërthamore në BE. Propozimi i tij për “garancitë e sigurisë” europiane përshtatet me shtytjen e tij më të gjerë për një kontinent më pak të varur nga Uashingtoni.
E megjithatë, arritja e konsensusit ka rezultuar e vështirë: Gjermania po tregon rezistencë, vendet kryesore të vijës së parë të BE-së u lanë jashtë samitit dhe paparashikueshmëria e Trampit po mjegullon të ardhmen e sigurisë europiane.
"Makroni është përpjekur të imponohet si fuqi europiane," thotë analisti politik francez Zhan-Iv Kami.
Kir Starmer ka hartuar një kurs tjetër, duke e pozicionuar veten si lidhjen kryesore të Europës me Uashingtonin dhe duke mbajtur një qëndrim të fortë pro-ukrainas.
"Më pëlqen shumë", tha presidenti amerikan për Starmer në atë kohë - kryeministri britanik do të udhëtojë në Uashington javën e ardhshme, për atë që disa e shohin si një përpjekje për të
kapërcyer hendekun midis SHBA-së dhe Evropës dhe për të marrë vulën e "një marrëdhënieje të veçantë".
Ndërsa Trampi lëviz drejt de-përshkallëzimit në Ukrainë, Starmer dyfishon mbështetjen për Kievin, duke deklaruar se Londra është "e gatshme dhe dëshiron" të dërgojë trupa britanike nëse është e nevojshme pasi të arrihet një marrëveshje paqeje. Kjo është në antagonizëm me qasjen më të kujdesshme të Makronit dhe Sholcit.
Vendimi i befasishëm i Starmer javën e kaluar për të mos nënshkruar një deklaratë kyçe ndërkombëtare mbi të ardhmen e inteligjencës artificiale që do të rakordohej me SHBA-në dhe jo me BE-në, ka ngritur pikëpyetje nëse Britania po i afrohet Uashingtonit për çështje më të gjera gjeopolitike.
"Britania e Madhe është e vetjma, praktikisht është i vetmi aleat kryesor që Trampi nuk e ka antagonizuar qëllimisht," tha Anand Sundar, këshilltari special i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. "Qeveria Starmer po bën gjithçka që mundet për të mos ketë shënjestrën në shpinë," shtoi ai.
Disa analistë sugjerojnë se Starmer po e pozicionon veten si "pëshpëritësi" evropian i Trampit, i cili mund të ndikojë në Shtëpinë e Bardhë duke qëndruar në hap me Europën.
Xhorxha Maloni, një aleate e Trampit, e cila ishte e vetmja udhëheqëse e një ekonomie të madhe europiane që mori pjesë në inaugurimin e tij në janar, mbërriti vonë në samitin e Parisit dhe u largua pa bërë një deklaratë, të cilën vëzhguesit e panë si një shenjë skepticizmi për takimin e Makronit.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Meloni vuri në dyshim pse samiti ishte në Paris dhe jo në Bruksel, qendra e natyrshme e vendimmarrjes së BE-së, si dhe kritikoi përjashtimin e vendeve të "frontit" si shtetet baltike, Suedinë dhe Finlandën.
Në samitin e Parisit, ajo hodhi poshtë vendosjen e trupave europiane në Ukrainë, duke e quajtur atë "opsionin më kompleks dhe më pak efektiv", veçanërisht nëse nuk ka garanci të forta sigurie për Kievin.
Vëzhguesit vunë re se Meloni i bëri jehonë disa prej kritikave të nënpresidentit të SHBA-së Xh.D. Vensit për mbështetjen e Europës në mbrojtjen amerikane. “Ne nuk duhet të pyesim veten se çfarë mund të bëjnë amerikanët për ne, por çfarë duhet të bëjmë ne për veten tonë”, citoi ajo, transmeton ANSA.
Pavarësisht skepticizmit, Meloni mori pjesë në negociata, duke vënë në tryezë shqetësimet e Italisë për angazhimet afatgjata ushtarake europiane. Veçanërisht e dukshme në negociatat në Paris ishte mungesa e kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili ka marrëdhënie të ngrohta me Trampin dhe është kritik i shpeshtë i politikës së BE-së.
Megjithëse nuk u dha asnjë arsye zyrtare për përjashtimin e tij, disa vëzhgues e panë atë si një mesazh të mprehtë nga Parisi dhe aleatët e tij europianë për kufijtë e angazhimit me liderët që shihen si shumë të lidhur me botëkuptimin e presidentit rus Vladimir Putin.
Nëse Makroni bën hapa përpara, Sholci tërhiqet, sepse në samit kancelarja gjermane hodhi poshtë propozimet për të formuar një forcë sigurie të udhëhequr nga europianët në Ukrainë, duke i quajtur ato "plotësisht të parakohshme" dhe "shumë të papërshtatshme" duke pasur parasysh luftën në vazhdim.
Sholc nuk e fshehu zhgënjimin e tij, duke thënë se ishte "pak i irrituar" që për forcat paqeruajtëse madje po diskutohej "në kohën e gabuar". Ai këmbënguli se NATO-ja, jo fuqia e pavarur e BE-së, duhet të mbetet themeli i sigurisë.
Për shkak të trashëgimisë së saj historike nga luftërat botërore, disa pretendojnë se Gjermania ishte e përgatitur t'i dorëzonte Francës udhëheqjen në sigurinë europiane, një rol që francezët kishin mbajtur gjatë epokës së presidentit Sharl de Gol. Në të njëjtën kohë, debati mbi shpenzimet ushtarake po intensifikohet, pasi zyrtarët e NATO-s theksojnë se objektivi i aleancës prej dy për qind të PBB-së është tani një bazë dhe jo një kufi. ls/
foto EPA