• e mërkurë, 08 janar 2025

Zgjerimi i “listës së zezë” me kryetar komune, prokuror publik, gjykatës dhe ish zëvendëskryeministër i vuri në lëvizje institucionet, por edhe pritshmëritë

Zgjerimi i “listës së zezë” me kryetar komune, prokuror publik, gjykatës dhe ish zëvendëskryeministër i vuri në lëvizje institucionet, por edhe pritshmëritë

Shkup, 8 janar 2025 (MIA) – Kryetar komune, prokuror publik, gjykatës dhe ish zëvendëskryeministër u gjetën në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit amerikan për shkak të “korrupsionit të lartë”. Emërimet e viteve të kaluara të politikanëve, nëse krahasohen me emrat e mëparshëm të cilët u gjetën aty nuk janë ndonjë befasi e madhe për publikun në Maqedoninë e Veriut. Përderisa emërimet e politikanëve si ish kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrat Koço Angushev dhe Artan Grubi dhe kryetarët e komunave Ramiz Merko dhe Stevço Jakimovski, publiku në përgjithësi i përjetoi si diçka që pritej, “lëvizje” më e madhe dhe konfirmim për nevojën për remont të sistemit janë emërimet e atyre të cilët janë në anën e drejtësisë ose të paktën “duhet” të shihen si të tillë – ish prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe gjykatësi i apelit Enver Bexheti. 

Nëse Uashingtoni ka mundur të grumbullojë dëshmi, atëherë mundeni edhe ju, porositi ambasadorja amerikane, duke theksuar se ato janë dëshmi të cilat janë në dispozicion gjerësisht dhe se tani radhën e kanë organet e rendit dhe gjyqësisë në vend.

Emërimet në dhjetor, si dhe në fillim të vitit, përsëri e aktualizuan idenë “lista e zezë” amerikane të jetë bazë për vendosje të masave nga shteti ndaj personave dhe firmave. Kjo ide, si propozim ndryshime të Ligjit për masa restriktive, ishte propozuar nga MPJ i kaluar, por në Kuvend mbërriti madje në mars, prandaj pritej që nuk do të gjendet në mbledhje para zgjedhjeve. 

Qeveria e re porositi se emërimet janë konfirmim për atë që e flet VMRO-DPMNE në disa vitet e fundit dhe ju bëri thirrje institucioneve kompetente që të bëjnë hetime për akuzat, ndërsa zgjidhje të shpejtë të rastit kërkuan edhe nga sfera gjyqësore. Partitë shprehën qëndrime të ndryshme, por e mbështetën vendimin e Departamentit të Shtetit. 

Подобрувањето на квалитетот на правдата и обезбедувањето пристап до бесплатна правна помош за сиромашните е од исклучителна важност за граѓаните на Северна Македонија и е еден од клучните при

Reagimet pas emërimeve të fundit, sikur e trazuan Prokurorinë, e cila sipas zërave formoi lëndë për personat e vendosur në “listën e zezë” të SHBA-së. Prokurori shtetëror publik Lupço Kocevski, në brifing me mediat më 11 dhjetor, informoi se ka formuar lëndë për sigurimin e dëshmive për përgjegjësi eventuale penale për personat e vendosur në listën e zezë të SHBA-së.

Deri më tani, nga të gjitha emrat e rinj në “listën e zezë” vetëm prokurorja publike po vuan dënimin efektiv me burg, pasi në qershor të vitit 2020 ishte dënuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar me dënim me burg prej shtatë vjetëve në rastin “Reket”.

Поранешната специјална обвинителка Катица Јанева денеска направила инцидент во Државниот завод за ревизија додека ревизорите и ги презентирале наодите од ревизијата за финансиското работење н

Kundër kryetarëve të komunave të Karposhit dhe Strugës ende zhvillohen procese gjyqësore. Stevço Jakimovski, bashkë me disa persona të punësuar në komunë derisa ishte kryetar komune në periudhën 2011-2017 ishte akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ndërtime pa leje. Në vitin 2020 gjysma e bashkëpunëtorëve të tij nga Komuna Karposh e pranuan fajin dhe morën dënime me kusht, përderisa akuza kundër Jakimovskit dhe edhe pesë personave të tjerë mbeti. Në mars të vitit 2024 gjykata konstatoi se nuk është kompetente për lëndën në bazë të rikualifikimit të veprës penale në bazë të ndryshimeve të KP dhe rasti gjendet në Apel. Kundër Ramiz Merkos zhvillohen shumë raste gjyqësore, ndërsa ka edhe dy akuza të tjera. Para Gjykatës në Strugë janë lënda për keqpërdorim të shërbimit gjatë furnizimit të veturës zyrtare, si dhe disa të tjerave për punë të pandërgjegjshme në shërbim gjatë emërimit të drejtorëve. 

Grubi në “listën e zezë” për ndikim ndaj organeve gjyqësore dhe “korrupsion të madh”, por i pakapshëm për organet pas padisë për keqpërdorim të parave në Lotarinë Shtetërore. 

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 9 dhjetor – Ditën Ndërkombëtare për Luftë Kundër Korrupsionit njoftoi se vendos sanksione kundër ish zëvendëskryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të madh. 

Sipas kumtesës, Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet me qëllim që t’i minojnë proceset gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK). Mijallkovi ishte sanksionuar në vitin 2022 për korrupsion të madh sipas seksionit 7031 (v) të Ligjit për Operacione të Jashtme dhe Programe të Lidhura të Departamentit të Shtetit. Përveç sanksioneve për Grubin dhe Bexhetin, ndalesa për hyrje në SHBA janë shpallur edhe për anëtarët e familjeve të tyre. 

Vendosja e Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë të SHBA-së, sipas kryeministrit Hristian Mickoski, është vetëm konfirmim nga partnerët strategjikë për atë që kanë folur që kur ishin në opozitë për përfshirje në korrupsion dhe është vetëm fillim nga shumë raste të tilla që pret në periudhën e ardhshme të publikohen në publik. 

“Ne në të kaluarën shumë herë folëm për të gjithë këtë që tani edhe zyrtarisht partnerët tanë strategjikë, bashkësia ndërkombëtare e thekson. Unë mundem vetëm të them se në periudhën që vijon edhe shumë konfirmime për të gjithë atë që e kemi pasur për dyshim do të dalë në publik dhe publiku do të njoftohet”, tha kryeministri Mickoski, i pyetur për koment pas vendosjes së Grubit në listën e zezë të SHBA-së.

Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler, pas zgjerimit të “listës së zezë” të Departamentit të Shtetit SHBA me emrat e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit, në konferencë për media në Ambasadën në Shkup, porositi se korrupsioni, në çfarëdo lloj forme të jetë, nuk duhet të tolerohet, ndërsa ata të cilët e minojnë sundimin e drejtësisë për interes personal dhe në kurriz të popullit duhet ta kuptojnë se korrupsioni ka pasoja. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi ajo, do të vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi nga aktorët e korruptuar, shpresoj se gjyqësori dhe strukturat për zbatimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut do ta bëjnë të njëjtën gjë. Dëshmitë në të cilat bazohet vendimi i tillë, siç sqaroi, nuk ndahen me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për çështje lidhur me privatësinë. 

Зајакнување на правосудството во земјава, на сите нивоа, е главен приоритет за Амбасада на САД, за мене лично и за Вашингтон, изјави американската амбасадорка во земјава Анџела Агелер. Сакаме

“Por as nuk duhet, sepse dëshmitë që Uashingtoni po shqyrton, që arritëm të mbledhim, si këtu në këtë vend ashtu edhe në Uashington, janë gjerësisht tënë dizpozicion. Është interesante që disa nga kritikat ndaj nesh në rrjetet sociale ishin se pse po e bëni këtë, kur këtu nuk ka asnjë ndjekje dhe veprim. Ne jemi të detyruar me ligj të emërojmë dhe sanksionojmë ata persona për të cilët kemi dëshmi të forta për krim dhe korrupsion. Ajo që do të ndodhë më pas i takon organeve të rendit dhe drejtësisë në këtë vend, por unë do të them që nëse ne mund të mblidhnim dëshmi, munden edhe ata”, deklaroi Ageleri.

Pyetjen se si këto raste zhvillohen përgjatë proceseve këtu, është pyetje, të cilën siç tha Ageleri, edhe ajo e parashtron. “Nëse dëshmitë janë në dispozicion, ndërsa janë, atëherë keni polici financiare, prokurori, gjyqësor...Ekziston proces që është në dispozicion këtu dhe vlerësoj se njerëzit në këtë vend duan ta shohin”, deklaroi Ageleri. 

Ministria e Punëve të Brendshme shpalli urdhërarrest ndërkombëtar për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi, por për vepër tjetër, në të cilën akuzohet për keqpërdorim të rreth tetë milionë eurove nga Lotaria Shtetërore, bashkë me ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.  

Lidhur me hetimin për keqpërdorim në Lotarinë Shtetërorë, siç informoi në konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, të dyshuar janë disa persona, në mesin e të cilëve një ish kryeministër dhe ish zëvendëskryeministër i parë, ish sekretar i përgjithshëm dhe nëpunës shtetëror. Më 13 dhjetor 2024 nga ana e Departamentit për Çrrënjosjen e Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar dhe Serioz – Sektori për Hetime Kriminalistike – Njësiti për Korrupsion në PTHP Shkup është parashtruar padi penale kundër tetë personave për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, “mitmarrje” dhe “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të kontratave për furnizim publik ose partneritet publiko-privat” në rastin me Lotarinë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me padinë penale Artan Grubi akuzohet për “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të kontratave për furnizim publik ose partneritet publiko-privat”. 

Првиот вицепремиер и министер за политички систем и односи меѓу заедниците Артан Груби денеска ја појасни најавата за субвенционирање на вработувањата во приватниот сектор на припадници на др

Sipas informacioneve jozyrtare, Grubi pak para aksionit të policisë lidhur me keqpërdorim të mbi 8,2 milionë eurove në Lotarinë Shtetërore, bashkë me një biznesmen me veturë diplomatike është larguar nga vendi dhe ka shkuar në Kosovë. 

Toshkovski, pastaj në intervistë tha se kanë komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me ministritë e punëve të brendshme nga vendet fqinje, por konfirmim zyrtar për të arratisur nga drejtësia nuk ka arritur në MPB nga asnjë vend fqinj. Në pyetjen nëse ka pasur “shenja” në MPB ose në Prokurori të cilat e kanë njoftuar Grubin që të largohet nga vendi, tha se ka hetim, por se nuk mund të shpërndajë informacione. Njoftoi se në bastisjet te të dyshuarit e pakapshëm për krim në Lotari janë gjetur shuma të mëdha “parash për të cilat ekzistojnë dyshime se një pjesë e mjeteve të cilat kanë qenë të jashtëligjshme janë përdorur për blerje të pronave në dhe jashtë Maqedonisë”. 

Gjyqësori kërkoi hetim dhe zgjidhje urgjente të rastit me mitmarrje me qëllim që t’i minojnë proceset gjyqësore

Vendosja në listën e zezë të SHBA-së, të cilido gjykatësi është goditje serioze për nderin dhe imazhin e funksionarit konkret të pushtetit gjyqësor, porositi Shoqata e Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas emërimit në listën e zezë të gjykatësit Enver Bexheti.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e sjelljes etike dhe integritetit të gjyqtarëve, të cilat duhet të jenë të pacenueshme dhe në përputhje, mbi të gjitha me Kushtetutën dhe Ligjet e vendit tonë, por edhe në përputhje me Ligjet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si partnerë tanë strategjikë, Shoqata bën thirrje për zgjidhje të shpejtë të rastit, para së gjithash për hir të ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit në vend”, bëhet e ditur në kumtesën e Shoqatës.

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu, shprehu shqetësim serioz lidhur me publikimin aktual të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për vendosje të një gjykatësi në “listën e zezë”. 

“Theksojmë angazhimin tonë për t'u përballur me çdo formë korrupsioni në sistemin e drejtësisë në përputhje me ligjin dhe standardet etike. Në këtë drejtim, Këshilli Gjyqësor tashmë po ndërmerr masa në përputhje me kompetencat e tij të përcaktuara në Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor.

Новоизбраните членови на Судскиот совет на Република Северна Македонија Мирјана Радевска-Стефкова, Зоран Герасимовски и Ивица Николовски, денеска ќе дадат свечена изјава пред претседателот на

Gjykata Supreme përmes një kumtese informoi se plotësisht i mbështet dhe i përshëndet angazhimet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së të cilat kanë të bëjnë me sundimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor. 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mbështetje të vazhdueshme dhe kontribut të jashtëzakonshëm për drejtësinë, e cila bazohet në parimet ligjore dhe në vlerat demokratike. Të dhënat dhe indikacionet e shënuara në Raportet e Departamentit të Shtetit kanë rëndësi thelbësore juridike për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Në atë drejtim, ndërsa në lidhje me korrupsionin e theksuar, është e nevojshme të veprohet në përputhje me ligjet dhe kompetencat institucionale si prioritet, që është kyçe për integritetin e gjyqësorit, realizimin e qëllimeve të drejtësisë dhe forcimin e besimit publik. Është e palejueshme të cenohen themelet e pushtetit gjyqësor përmes ndikimeve politike, presioneve dhe veprimeve korruptive”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Gjykata e Apelit Shkup, si gjykata e vetme e shkallës së dytë e cila vepron për lëndë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni me profil të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përmes një kumtese porositi, se në tërësi i mbështet angazhimet për luftë kundër korrupsionit, që përfaqëson kërcënim për sundimin e drejtësisë dhe kryen erozion të kapaciteteve të pushtetit gjyqësor dhe i ul vlerat demokratike. 

Судиите од Апелацискиот суд Скопје во Фондот за помош и поддршка за справување со кризата предизвикана од коронавирусот Ковид 19, од априлската плата донираа износ од 487.500,00 денари

“Prandaj, Seanca e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Shkup pajtohet plotësisht se lufta e pakompromis dhe jo selektive kundër korrupsionit, në të gjitha segmentet e pushtetit shtetëror, është me rëndësi prioritare. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Shkup, me integritet individual të zhvilluar plotësisht dhe qëndrim personal ndaj çështjes së korrupsionit dhe konfliktit të interesit, vazhdojnë të ndërtojnë rezistencë ndaj ndikimeve politike dhe çdo ndikimi tjetër në dhënien e drejtësisë, përmes profesionalizmit dhe transparencës në punën dhe respektimin e parimeve të së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjyqësia e pavarur, e paanshme, profesionale dhe e përgjegjshme është shtyllë e rëndësishme e çdo vendi, andaj gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Shkup mbështesin çdo angazhim të institucioneve kompetente shtetërore për zbulimin dhe luftimin e rasteve të mundshme të korrupsionit të lartë në gjyqësor, me qëllim për të ruajtur integritetin e gjyqtarëve dhe të gjyqësorit në tërësi, por duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit, pas publikimit të Departamentit të Shtetit Amerikan të SHBA-së për vendosjen e gjykatësit në “listën e zezë”.

Sipas kumtesës së Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Grubi dhe Bexheti kishin pranuar mito me qëllim që t’i minojnë proceset gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK). Mijallkovi ishte sanksionuar në vitin 2022 për korrupsion të madh sipas seksionit 7031 (v) të Ligjit për Operacione të Jashtme dhe Programe të Lidhura të Departamentit të Shtetit. Përveç sanksioneve për Grubin dhe Bexhetin, ndalesa për hyrje në SHBA janë shpallur edhe për anëtarët e familjeve të tyre. 

Emërimet në “listën e zezë” – bazë për vendosje të masave ndaj personave dhe firmave

Departamenti i Shtetit amerikan, në mars të vitit të kaluar, “për përfshirje në korrupsion të madh”, vendosi shumë funksionarë nga Ballkani Perëndimor në “listën e zezë”, në mesin e të cilëve u gjetën edhe ish kryeprokurorja speciale publike e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva dhe kryetari aktual i komunës Karposh dhe kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, Stevço Jakimovski. 

Veprimet e tyre, tha Departamenti i Shtetit në një kumtesë, minuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre. Në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale në Maqedoninë e Veriut, Janeva ishte e përfshirë në praktika korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe autoritetit zyrtar për përfitime personale. Jakimovski thuhet se është përfshirë në praktika korruptive në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e furnizimit për të përfituar për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Përveç Janevës dhe Jakimovskit, Departamenti i Shtetit në “listën e zezë” i vendosi edhe anëtarët e familjes së tyre më të ngushtë – dy djemtë e Jakimovskit, Goce Jakimovski dhe Damjan Jakimovski, si dhe bashkëshortin dhe djalin e Janevës, Venci Janev dhe Llazar Janev. Këto veprime i bëjnë Janevën, Jakimovskin dhe anëtarët e familjeve të tyre më të ngushta në përgjithësi të padëshiruar për hyrje në SHBA. 

САД ги проширија санкциите против Иран со 16 дополнителни компании, соопшти денеска американскиот Стејт департмент.

Zgjerimi i fundit i listës së zezë amerikane me funksionarë nga vendi ynë përsëri i kryqëzoi pushtetin dhe opozitën rreth Ligjit për masa restriktive. Atëherë LSDM në pushtet akuzonte se VMRO-DPMNE opozitare e bllokon miratimin në Kuvend, përderisa nga atje atëherë porositën se ka mjaftueshëm zgjidhje ligjore që të veprohet, por se pushteti frikohet që t’i shfrytëzojë. 

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen për vendosjen në listën e zezë të Katica Janevës dhe Stevço Jakimovskit, tha se ato janë vendime të institucioneve të SHBA-së dhe se Qeveria ka përgatitur ligj për masa restriktive, por se ai nuk mund ta kalojë procedurën kuvendore. Gjatë kësaj i bëri thirrje deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ta vendosë ligjin në rend dite në komisionin kuvendor. 

Për këtë reagoi deputeti dhe anëtar i KE të VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski i cili në një publikim në Fejsbuk përkujtoi se vendi tashmë ka miratuar Ligj për bashkëpunim ndërkombëtar në materie penale, në të cilin, siç thekson, është paraparë mundësia që organ i brendshëm kompetent (Ministria e Drejtësisë ose Prokuroria Publike) të dërgojë kërkesë për bashkëpunim në materie penale në institucionin kompetent në shtet të huaj. 

“Lista e zezë” e Departamentit të Shtetit Amerikan në vitin 2023 u zgjerua me disa emra nga vendi. Ish zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, Orce Kamçev, Sergej Samsonenko, Ramiz Merko...iu bashkëngjitën ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov. 

Поранешниот директор на УБК Сашо Мијалков, денеска при сведочењето во Кривичниот суд Скопје, за предметот „Монструм“, за убиството на четирите момчиња и рибарот кај Смилсковско Езеро на 12 ап

Pas kësaj, ministri i atëhershëm i punëve të jashtme dhe kandidat për president Bujar Osmani, paralajmëroi se Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) planifikon t’i vendosë sanksionet e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në legjislacionin e Maqedonisë së Veriut përmes ndryshimeve të Ligjit për masa restriktive. 

Propozim ndryshimet, siç paralajmëroi ministri i atëhershëm, Bujar Osmani, parashohin edhe vendosje të dy instrumenteve të rëndësishme, institucioni propozues t’i kërkojë dhe parashtrojë të gjitha dëshmitë materiale në Prokurori, ndërsa PP të fillojë procedurë, duke përfshirë edhe konfiskim të pasurisë dhe nëse përfundon me akuzë, parashihet edhe pengim i përkohshëm për kryerje të funksionit publik dhe ndalesë për pjesëmarrje në furnizime publike nëse bëhet fjalë për subjekte juridike. 

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, pas vendosjes në listë të Koço Angjushevit, tha se kjo është një tjetër dëshmi se SHBA do të vazhdojë të sanksionojë aktorët e korruptuar në vend dhe paralajmëroi se do të pasojnë emërime të tjera. Ajo atëherë tha se “do të pasojnë më shumë emërime, por fakti është se përpjekjet dhe sanksionet tona nuk mund ta rregullojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut”. Në fund të fundit, u takon zyrtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi të kërkojnë llogaridhënie dhe ndryshim”.

Departamenti i Shtetit në dhjetor të vitit 2023 e vendosi Angjushevin në “listën e zezë” për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh dhe e cilësoi në përgjithësi si të padëshiruar për hyrje në SHBA. 

“Gjatë kohës sa ishte zëvendëskryeministër, Angjushevi keqpërdori pozitën e tij zyrtare në favor të interesave të tij private të biznesit, duke minuar besimin e publikut në Maqedoninë e Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike”, thuhet në kumtesën e publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Aleksandar Atanasov

 

QËNDRONI TË LIDHUR