• e shtunë, 09 nëntor 2024

Trajkovski për MIA-n: Do të ketë edhe konfiskim të mallit nga tregtarët e paregjistruar me pakicë, askush nuk është mbi ligjin

Trajkovski për MIA-n: Do të ketë edhe konfiskim të mallit nga tregtarët e paregjistruar me pakicë, askush nuk është mbi ligjin

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Do të ketë edhe konfiskimin të mallit nga tregtarët e paregjistruar me pakicë, deklaroi për MIA-n, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin. 

Nga mëngjesi i sotëm, ekipet e Inspektoriatit Shtetëror të Tregut (ISHT) kryejnë kontrolle  e tek importuesit e pemëve dhe perimeve, si dhe tek të gjithë tregtarët në vendngjarje. Në terren janë mbi 30 inspektorë të ISHT-së në koordinim me ekipet e Drejtorisë së Policisë Financiare, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Pasuri të Konfiskuar. 

 "Kushdo që i shkel ligjet,  do të mbajë përgjegjësi pa përzgjedhje. Të gjitha aksionet do të vijojnë intensivisht dhe nuk do të ndalen në të gjithë territorin. Është konstatuar në tregun me shumicë, ndërsa në të gjithë Shkupin dhe në të gjithë territorin,  janë locuar tregtarë të paregjistruar me pakicë. Të gjithë që kryejnë veprimtari të paregjistruar, do të përgjigjet sipas ligjeve për të cilat është kompetent ISHT-ja. Veprojmë sipas ligjit për tregti. Sot po ndjekim një parim tjetër, do të ketë edhe konfiskim të mallit, sipas ligjeve për të cilat jemi kompetent", theksoi ai për MIA-n.

 Ai theksoi se sistemi duhet të funksionojë, në interes të të gjithëve.

"Askush nuk mund të manipulojë me popullatën. Sistemi do të funksionojë sipas të gjitha ligjeve. Ajo që është parë gjatë ditëve të kontrollit, se paraqiten krahas importuesve edhe tregtarë të cilët  kryejnë veprimtari,  sipas ligjit për tregti, do t'u konfiskohet malli", shtoi Trajkovski. 

 Ai deklaroi se ka tregtarë që tentojnë t'i manipulojnë ligjet dhe qytetarët.ar/

 Foto: Asllan Vishko (MIA) 

 

QËNDRONI TË LIDHUR