• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trajçevski: Nevojiten ndryshime ligjore për sigurimin e kushteve të barabarta dhe jodiskriminuese për reklamim të paguar politik

Trajçevski:  Nevojiten ndryshime ligjore për sigurimin e  kushteve të barabarta dhe jodiskriminuese për reklamim të paguar politik

Shkup, 3 prill 2024 (MIA)  - Sfidat me të cilat përballen institucionet shtetërore që kanë kompetencë të drejtpërdrejtë në organizimin, zbatimin dhe kontrollin e zgjedhjeve, si dhe faktorët të cilët, kryesisht ndikojnë negativisht në transparencën e reklamimit politik ishin në fokus të panel diskutimi në organizim të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), i cili u mbajt sot në Shkup, kushtuar reklamimit politik dhe integritetit të zgjedhjeve.

 Zoran Trajçevski drejtor i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në fjalimin hyrës të panelit që po mbahet drejtpërdrejtë para zgjedhjeve, shprehu shpresë se përvojat dhe njohuritë e Agjencisë do të përkthehen në Kodin Zgjedhor,  ndërsa me qëllim që të sigurohen kushte të barabarta dhe kushte jodiskriminuese për blerjen e hapësirës reklamuese për të gjithë kandidatët dhe partitë politike, si dhe për të hequr rrezikun e zhvillimit të një marrëdhënie të re apo rigjallërim të marrëdhënies së vjetër klienteliste në relacion parti - media.

 Në pikëpamje të mjeteve nga vitit  2019 reklamimi i paguar politik  politike  të publikuar nga transmetuesit, mediat e shkruara dhe onlajn financohen nga Buxheti i shtetit, ndërsa këtë vit për këtë dedikim për Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare parashikohet që shteti të shpenzojë më shumë se 10 milionë euro, prej të cilave 90 për qind do t'i takojnë katër partive, përkatësisht dy partive më të mëdha politike nga pozita dhe nga opozita, të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kuvend kanë  fituar  më shumë vota.

 Për sa i përket kohës - TV-të dhe radiot të cilat i  mbulojnë zgjedhjet, gjatë fushatës fitojnë të drejtën  në çdo kohë reale të transmetojnë një kohë reklamimi shtesë prej gjithsej 9 minuta e 30 sekonda  dedikuar ekskluzivisht për reklamim politik me pagesë, nga të cilat katër minuta janë parashikuar për dy partitë më të mëdha politike nga pozita dhe nga opozita, gjithsej një minutë për partitë parlamentare të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk kanë fituar vende të mjaftueshme të deputetëve për të formuar grupin e tyre parlamentar dhe gjithsej tridhjetë sekonda për të gjitha partitë politike të cilat nuk janë të përfaqësuara në Kuvend dhe për të gjithë kandidatët e pavarur.

Shuma e përgjithshme e shpenzuar për RPP për mediat onlajn  dhe të shkruara së bashku , ndërkaq, nuk duhet të përbëjë më shumë se 25 për qind të mjeteve të përgjithshme financiare për reklamim të paguar politik.   Për publikim të reklamimit të paguar politik për këto zgjedhje parlamentare  dhe presidenciale në regjistrat e KSHZ-së  janë paraqitur 39 televizione, 38 radio , 11 media të shkruara dhe 251 portale në internet.

 Ai vuri në dukje edhe tekstin me amendamentet që  doli nga puna vitin e kaluar të një grupi pune për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të formuar nga Ministria e Drejtësisë, ku ASHMAA  e drejtoi nëngrupin për media, ndërsa të cilin Ministria e Drejtësisë e dërgoi në Kuvend, por që nuk u miratuan.

 Fjalim hyrës pati edhe Joana Kosma, drejtoresha e IFES në vend, e cila iu referua nevojës për përmirësimin e kuadrit zgjedhor për të siguruar kushte të barabarta dhe jodiskriminuese për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor.

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR