• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski-Joder: Thellimi i bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik SHBA-të me synim sigurimin e një të ardhme të begatë dhe të sigurtë

Toshkovski-Joder: Thellimi i bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik SHBA-të me synim sigurimin e një të ardhme të begatë dhe të sigurtë

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, në kuadër të delegacionit qeveritar që do të marrë pjesë në Samitin e NATO-së me rastin e 75 vjetorit të ekzistencës së Aleancës, u takua me Brandon P. Yoder, zëvendës asistent- Sekretar i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL).

Në takim, siç kumtuan sot nga MPB-ja, u bisedua për aspektet e rëndësishme të bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik SHBA-të, si dhe për integrimin në Bashkimin Evropian, proces ky që ka rëndësi vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë.

“Po ashtu kemi diskutuar edhe për sistemin e menaxhimit të kufirit dhe planin tonë për reforma në këtë pjesë, ku përfshihet edhe shfrytëzimi i arritjeve teknologjike në drejtim të mbikëqyrjes më efikase të kufirit të gjelbër”, theksoi ministri Toshkovski.

Një nga temat më të rëndësishme të takimit ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e trajnimit dhe forcimit të burimeve njerëzore dhe materiale, për përballimin më të suksesshëm ndaj këtyre sfidave.

“Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të konfirmuar përkushtimin tonë dhe për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të arritur qëllimet tona strategjike dhe për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe të begatë për qytetarët tanë”, theksoi ministri Toshkovski. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR