• e diel, 22 dhjetor 2024

Toshkovski: Të mërkurën do të hapet pikë e re për dhënien e dokumenteve personale në Idrizovë

Toshkovski: Të mërkurën do të hapet pikë e re për dhënien e dokumenteve personale në Idrizovë

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Ministri teknik për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski sot informoi se të mërkurën do të hapet pikë e re për nxjerrjen e dokumenteve personale e cila do të jetë në kuadër të Qendrës stërvitore në Idrizovë.

"Të mërkurën do të hapet pika e re për nxjerrjen e dokumenteve personale e cila do të jetë në kuadër të Qendrës stërvitore në Idrizovë. Pika do të jetë me katër stacione bazë që janë transferuar në Idrizovë nga brendia e vendit. Po fillojmë me një turn, sepse për aq kemi staf të trajnuar, ndërsa do të mund të shërbehen 250 deri në 300 veta", deklaroi Toshkovski në intervistën për programin e mëngjesit në "Sloboden Peçat".

Toshkovski informoi se kanë formularë që do të mjaftojnë deri në fillim të majit, por problemi më i madh, siç tha ai, “është shtypja e dokumenteve personale”.

Ministri teknik për Punë të Brendshme deklaroi se nuk prodhojnë më nga 50 mijë pasaporta në muaj, por nga 75 deri në 80 mijë.

"Formularë me gjasë do të ketë deri më 8 maj, deri në zgjedhje ose javën e parë të majit. Por nuk dua të lë të njëjtin problem që kam hasur ditën e parë. Dua të siguroj vazhdimësi, të ketë formularë. Kemi rreth 400.000 formularë që duhet të dorëzohen deri në qershor. Qëllimi është që nga ato 400 mijë të lëshohen sa më parë, së paku njëqind mijë për të kënaqur dinamikën", ka thënë Toshkovski.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR