• e shtunë, 06 korrik 2024

Toshkovski: Rasti me incidentin mes zyrtarëve policorë duhet të zgjidhet sa është e mundur më shpejtë

Toshkovski: Rasti me incidentin mes zyrtarëve policorë duhet të zgjidhet sa është e mundur më shpejtë

Shkup, 18 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski e dënoi incidentin që ndodhi mbrëmë kur një polic e sulmoi kolegun e tij gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Toshkovski thekson se rasti është raportuar te prokurori publik kompetent dhe se ka kërkuar nga shërbimet kompetente në MPB-së që të veprojnë profesionalisht në përputhje me procedurat standarde operative.

"Lidhur me incidentin që ka ndodhur para një objekti hotelierik në territorin e SPB Shkup dhe në të cilin janë përfshirë edhe zyrtarë policorë, dua të njoftoj opinionin se dënoj ashpër çdo lloj dhune, veçanërisht kur ajo kryhet nga të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Menjëherë për ngjarjen e lartpërmendur është njoftuar prokurori publik kompetent, i cili ka dhënë udhëzime sipas të cilave po veprohet, dhe nga ana e shërbimeve kompetente në Ministri kam kërkuar që të veprojnë në mënyrë sa më profesionale dhe në përputhje me procedurat standarde operativem të gjitha me qëllim të zbardhjes sa më të shpejtë të kësaj çështjeje, ndërsa për rezultatin e veprimeve të ndërmarra menjëherë do të njoftohet opinioni, thuhet në postimin e ministrit Toshkovski në Fejsbuk.

При  вчерашната акциска контрола споведена на подрачјето на ОВР Кичево во периодот од 8 до 11 часот, полициските службеници затекнале и санкционирале четворица возачи кои надвор од населено м

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sonte 40 minuta pas mesnate në një objekt hotelierik në zonën e Qendrës në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti për tregti ilegale pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria I.B.(43) nga Shkupi, një zyrtar policor i cili nuk ka qenë në detyrë, për shkak se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ishte duke kryer veprime zyrtare.

Personi është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR