Toshkovski: Për tragjeditë në Spitalin modular, Llaskarcë dhe Besa Trans uk ka kallëzime penale, për Koçanin deri më tani dy me 34 persona të përfshirë
- Për tragjeditë në Spitalin Modular në Tetovë dhe aksidentet e autobusëve Llaskarcë dhe në Besa Trans në Bullgari, MPB-ja nuk ka parashtruar asnjë kallëzim penal, derisa për zjarrin në Koçan janë parashtruar dy kallëzime penale për 34 persona, 31 prej të cilëve janë në paraburgim - anëtarë të LSDM-së, VMRO DPMNE-së, BDI-së dhe asnjëri prej tyre nuk është në këtë procedurë për arsye se është anëtar ose jo anëtar i një partie të caktuar. Për këta persona janë siguruar dëshmi për dyshim të bazuar, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në seancën për çështje opozitare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:26, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Për tragjeditë në Spitalin Modular në Tetovë dhe aksidentet e autobusëve Llaskarcë dhe në Besa Trans në Bullgari, MPB-ja nuk ka parashtruar asnjë kallëzim penal, derisa për zjarrin në Koçan janë parashtruar dy kallëzime penale për 34 persona, 31 prej të cilëve janë në paraburgim - anëtarë të LSDM-së, VMRO DPMNE-së, BDI-së dhe asnjëri prej tyre nuk është në këtë procedurë për arsye se është anëtar ose jo anëtar i një partie të caktuar. Për këta persona janë siguruar dëshmi për dyshim të bazuar, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në seancën për çështje opozitare.
Toshkovski, i cili u përgjigj në pyetjet që janë të lidhura me zjarrin në Koçan, tha se hetimi është në rrjedhë, dhe se tek tani do të dihet se sa njerëz do të përfshihen nga veprimet procedurale të prokurorisë dhe MPB-së.
Deputetët Mile Talevski nga LSDM dhe Blerim Bexheti nga BDI shtruan disa pyetje në lidhje me hetimin e zjarrit në Koçan, duke i akuzuar ata për selektivitet, ndër të tjera, përgjegjësit në OPB Koçan dhe SPB Shtip të cilët ata natë kanë qenë në punë nuk ishin përfshirë me hetimin. Ata gjithashtu i bënë thirrje Toshkovskit të japë dorëheqjen për arsye morale.
Në përgjigjen e tij ndaj Talevskit nga LSDM-ja, Toshkovski tha se i vinte turp ta dëgjojë meqë në mënyrë të paturpshme manipulon opinionin maqedonas me fakte që janë të rreme, me ligje që nuk ekzistojnë dhe anëtarë që i referohen gjendjes tjetër faktike në mënyrë që të përfitojnë politikisht nga zemërimi dhe hidhërimi i qytetarëve maqedonas.
"Unë do të flas në bazë të fakteve të bazuara në hetim pa manipuluar askënd veçanërisht jo opinionin maqedonas. Fakti numër një - a e dini se sa kallëzime penale ka ngritur MPB-ja kundër njerëzve për fatkeqësinë tragjike në Tetovë për Spitalin Modular - 0, a e dini se kundër sa njerëzve janë ngritur kallëzime penale - kundër 0, a e dini se sa kallëzime penale janë parashtruar për aksidentin tragjik në të cilin humbën jetën 45 njerëz në Bullgari në kohën tuaj - 0, ju e dini se sa kallëzime penale ka për Laskarcë, 0. MPB-ja në këtë lëndë (Koçan) deri më tani ka procedura dy kallëzime penale kundër 34 personave fizikë, 31 prej të cilëve janë aktualisht në paraburgim ku ka anëtarë të LSDM-së, të VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe asnjëri prej tyre nuk është në këtë procedurë sepse janë anëtarë ose jo të një partie të caktuar meqë Ministria, në bashkëpunim me PPRM, ka zbatuar urdhër të dhënë nga Prokuroria Publike, por sepse deri më tani janë siguruar dëshmi për shkallën e bazës së dyshimit në bazë të të cilit mund të procedohet kallëzimi penal. 34 persona fizikë, tre persona juridikë deri më tani", tha Toshkovski.
Ministri theksoi se hetimi është në rrjedhë dhe se ende nuk kemi parë se sa do të përfshihen pasi të jenë kryer të gjitha veprimet procedurale nga Prokuroria dhe MPB-ja.
Talevski pyeti se si është e mundshme të mos jenë lëndë e hetimit funksionarët që atë mbrëmje kanë qenë në poste, ndërsa nuk kanë ndërmarrë masa për parandalim ose mbrojtje në diskotekën në Koçan, e në mesin e tyre edhe Tomo Donev, kryeshefin e policisë kriminale në Koçan. Sipas tij, Donevi ishte i afërt me VMRO-DPMNE-në për çka ai tregoi një fotografi në të cilën shihej se ai është në shtab partiak.
Ministri tha se për Donevin tashmë po zhvillohet procedurë disiplinore nga kontrolli i brendshëm në MPB.
"Për sa i përket pranisë së tij, ndryshe nga më parë kur tuajt i shpërblenit me medalje kur ishin të pranishëm kudo, tani zhvillohet procedurë disiplinore në MPB dhe për shkeljen që e ka bërë nëse e ka bërë dhe nëse ka dëshmi që do ta lidhnin atë me faktin se ai është anëtar ose kontribuon në mënyrë aktive brenda një partie politike, ai do të veprojë në mënyrë përkatëse, ndryshe nga më parë," tha Toshkovski.
Kur u pyet nga Blerim Bexheti për Koçanin, ministri i Brendshëm tha se MPB-ja punon në koordinim dhe me urdhër të Prokurorisë. Kur u pyet për licencën dhe për atë se kush e mbajti të hapur këtë biznes, Toshkovski u kundërpërgjigj me pyetjen se sa vjet kanë qenë funksionarë të BDI-së ministra në Ministrinë e Ekonomisë.
"Kush e mbajti të hapur këtë biznes, përveç se jeni jurist dhe funksionar i lartë i një partie politike në Maqedoni, nuk e di se sa vjet 15-20 e ka udhëhequr atë Ministri. Sa vjet nuk më kujtohet? Nuk mbaj mend as një ministër tjetër që ka drejtuar atë Ministri. Dhe tani kush ka mbajtur biznesin e licencave, paligjshmërinë e licencave dhe gjithçka që lidhet në mënyrë të paligjshme me Ministrinë e Ekonomisë, më pyesni mua," tha Toshkovski.
Ai shtoi se si ministër nuk do të pengonte procedurat për asnjë arsye, por gjithashtu përsëriti se "vëllai i tij do të mbajë përgjegjësi".
Talevski nga LSDM-ja e pyeti Toshkovskin për anëtarin e ndaluar të Ministrisë së Brendshme nga siguria e kryeministrit Hristijan Mickoski të dyshuar për shkëmbim të informacioneve.
"Ka ardhur koha kur të gjithë ata që kanë bërë gabim të përgjigjen pa dallim nëse është kryetar komune nga radhët e VMRO-së, nëse është kryetar komune nga radhët e LSDM-së, nëse është ministër i BDI-së, gjë që në kohën tuaj ishte e paimagjinueshme. Nuk mund t'i shikonit në sy, e jo më rastësisht për ta të zhvilloni proces", tha Toshkovski.
Lidhur me rastin e anëtarit së sigurimit të Mickoskit, ministri tha se për herë të parë ka pasur procedurë procedurale, tani në fazën e bazave të dyshimit, edhe pse ai u kap në vepër, për të cilën Departamenti i kontrollit të brendshëm ka parashtruar kallëzim penal.
"Drejtoria e kontrollit të brendshëm vepron lidhur me nëpunësit policorë. Targetet në aksionin konkret ishin tre oficerë policie - njëri gjoja i afërt me një parti politike në pushtet, tjetri me një parti politike dhe funksionarë të lartë brenda qeverisë së mëparshme, etj., etj. Është e rëndësishme që populli të shoh shpresë se ka dikush që dëshiron të zbatojë ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë. Dhe më vjen shumë keq që mendësia juaj nuk mund ta kuptojë atë", tha Toshkovski.
FOTO: Printskrin