Toshkovski për vizitë në Azerbejxhan: Ndërtojmë miqësi me qëllim të daljes në krye me sfidat bashkëkohore të sigurisë
- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dje dhe sot është në vizitë pune në Azerbejxhan pas ftesës së ministrit azerbejxhanas të punëve të brendshme Vilajat Ejvazov.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:54, 11 mars, 2025

Shkup, 11 vjeroti (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dje dhe sot është në vizitë pune në Azerbejxhan pas ftesës së ministrit azerbejxhanas të punëve të brendshme Vilajat Ejvazov.
Siç thksoi MPB, Ministri Toshkovski theksoi se ky takim ka rëndësi shumë të madhe për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe shkëmbimit të përvojave në sfidat bashkëkohore të sigurisë.
"Me ministrin Ejvazov diskutuam për format e bashkëpunimit të cilat deri më tani nuk ishin vendosur. Аzerbejxhani, si vend i rëndësishëm strategjik që lidh rajone të ndryshme, ka përvojë të pasur në përballimin e kërcënimeve të sigurisë me karakter global. Pikërisht për këtë gjë, ramë dakord që ta formalizojmë bashkëpunimin e ardhshëm përmes Marrëveshjes së bashkëpunimit të sigurisë dhe Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet qendrave tona për trajnim. Kjo do të mundësojë shkëmbimin e përvojave, trajnime të përbashkëta dhe avancimin e kapaciteteve të strukturave të sigurisë.“, theksoi ministri Toshkovski.
Në kuadër të vizitës së delegacionit të MPB-së kishte mundësinë që të njoftohet me sistemet e përparuara të sigurisë në Azerbejxhan, veçanërisht me sistemin e tyre „Qyteti i sigurt“ dhe Sistemin e inteligjencës për menaxhimin e transportit. Këto sisteme janë ndër më bashkëkohoret në botë, ndërsa një pjesë e përvojave të tyre do të ndihmojnë gjatë zhvillimit të sistemit tonë nacional për siguri urbane.
"Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e sigurisë ka rëndësi thelbësore, madje edhe me vende gjeografikisht më të largëta nga ne. Bota sot ballafaqohet me sfida të reja dhe komplekse, të cilat nuk njohin kufi. Shkëmbimi i përvojave, praktikave të mira dhe partneriteteve me shtetet të cilat kanë zgjidhje të zhvilluara për sigurinë kontribuojnë për përforcimin e sistemit tonë, e me këtë edhe për një nivel më të lartë të mbrojtjes së qytetarëve tanë", thuhet në njoftim. qa/
Foto: MPB