MSH: Janë kryer dy transplantime - një në deformitetin e këmbës dhe tjetri në ligamentin e përparmë kryqëzues të gjurit
- Nga Ministria e Shëndetësisë pasdite informojnë për transplantime të - të deformitetit të këmbës dhe në ligamentin e përparmë kryqëzues të gjurit.
- Post By Besnik Shuki
- 15:41, 11 mars, 2025

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - Nga Ministria e Shëndetësisë pasdite informojnë për transplantime të - të deformitetit të këmbës dhe në ligamentin e përparmë kryqëzues të gjurit.
Nën drejtimin e prof. dr. Zoran Bozhinovski dhe me mbështetjen e një ekipi profesionistësh, u realizua me sukses rikonstruksioni i një deformiteti në këmbë te një pacient 13-vjeçar. Në ekipin mjekësor morën pjesë edhe Dr. Teodora Bozhinovska, Dr. Miki Gjoreshki, anesteziologia Dr. Marina Temelkovska, Dr. Ivana Kolevska Udovalieva, instrumentarja Sh. Shehide Sinani, ndihmës instrumentarja Sh. Arijeta Memeti, infermierja anesteziste Sh. Mençe Dojçinovska dhe sanitari Sejnur Idriz.
"Po ashtu, një ekip mjekësor i përbërë nga doc. dr. Alan Andonovski, dr. Miki Gjoreshki, dr. Shkëlzen Sinani dhe anesteziologia dr. Jasminka Nançeva realizoi me sukses rikonstruksionin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit te një pacient 35-vjeçar", njoftojnë nga Ministria.
Të shoqëruar nga tekniku mjekësor Erzen Murtezani, ndihmës instrumentarja Suzana Pejçinovska, infermierja anesteziste Jovana Ilieva dhe sanitarja Todorovska Snezhana, ekipi demonstroi profesionalizëm dhe përkushtim të lartë.
Koordinatorja kombëtare për transplantim, prof. dr. Biljana Kuzmanovska thotë se falë bankës së indeve në ortopedi, këto transplantime po realizohen me sukses.
"Me çdo transplantim të kryer me sukses, ne jo vetëm që shpëtojmë jetë, por u japim pacientëve një mundësi për një jetë më të mirë dhe më cilësore. Ata janë një frymëzim për të gjithë ne. Shpreh respekt të veçantë për donatorin dhe mirënjohje për familjet e donatorëve. Një falënderim i madh edhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë të përfshirë në proceset e transplantimit. Gjatë gjashtë muajve të fundit, janë kryer tetë transplantime ortopedike te fëmijët dhe të rriturit, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve", Kuzmanovska. bsh/
Foto: Ministria e Shëndetësisë