• e diel, 22 dhjetor 2024

Toshkovski dhe Andonovski biseduan për mundësinë e krijimit të dokumenteve personale elektronike

Toshkovski dhe Andonovski biseduan për mundësinë e krijimit të dokumenteve personale elektronike

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka mbajtur takim pune me ministrin e Transformimit Digjital Stefan Andonovski, në drejtim të fillimit të proceseve për transformim digjital të shërbimeve dhe proceseve në Ministri.

Fokusi i takimit, siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, kishte për qëllim përmirësimin e shërbimeve ekzistuese dhe krijimin e shërbimeve të reja elektronike nga fushëveprimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, krijimin e faqes së re të Ministrisë, ku qytetarët në mënyrë efikase dhe të shpejt do të gjejnë të gjitha informacionet që u duhen.

"Kemi shqyrtuar edhe mundësinë e digjitalizimit të dokumenteve personale, pra krijimin e dokumenteve personale elektronike, zhvillimin e një aplikacioni elektronik në fushën e lejeve të armëve, mundësi të tjera për digjitalizimin e punës dhe proceseve në polici që do të mundësojnë një polici më efikase dhe moderne, e cila duke i shfrytëzuar përfitimet e teknologjisë moderne  do të ofrojë shërbime më efikase dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët", theksoi ministri Toshkovski. sa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR