• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tomovska për MIA: Mbikëqyrja e inspektorëve të punës për M-NAV përfundon sot, janë konfirmuar parregullsi

Tomovska për MIA: Mbikëqyrja e inspektorëve të punës për M-NAV përfundon sot, janë konfirmuar parregullsi

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Mbikëqyrja inspektuese dhe raportet për rastin M-NAV përfundojnë sot, deklaroi për MIA-n drejtoresha e Inspektoratit shtetëror për punë (ISHP), Vesna Tomovska. Ajo theksoi se inspektorët kanë parregullsi të konfirmuara, por për çfar parregullsish bëhet fjalë dhe informata më të hollësishme rreth mbikëqyrjes së tre inspektorëve, të cilët dy javë kanë punuar në këtë rast, do të japë java e ardhshme, me qëllim që të kompletohen raportet deri nga fundi i ditës.

Tomovska potencoi se inspektorët kanë marrë edhe katër parashtresa nga kandidatët për punësim në shpalljet në M-NAV, të cilët hollësisht janë shqyrtuar nga ana e inspektorëve.

Mbikëqyrja është kryer edhe në Agjencinë për punësim, ndërsa është zgjeruar edhe mbikëqyrja rreth punës së sindikatës.

"Kolegët çdo ditë kanë punuar deri ora 20. Mbikëqyrja përfundon sot", thotë Tomovska në deklaratë për MIA-n.

"MIA paraprakisht informoi se mbikëqyrja nga ana e inspektorëve të punës në M-NAV është zgjeruar dhe i shqyrtuan katër shpalljet e fundit për punësim dhe nëse sindikata ka pasur paralajmërime për grevë në pajtim me ligjin. Inspektorët e Inspektoratit shtetëror për punë dhe Policia financiare në M-NAV kanë hyrë pas ngjarjeve në këtë institucion. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR