• e shtunë, 18 janar 2025

TikTok publikoi se prej nesër do ta ndalë punën në SHBA

TikTok publikoi se prej nesër do ta ndalë punën në SHBA

Uashington, 18 janar 2025 (MIA) - TikToku publikoi se pothuaj sigurisht do ta ndërpresë punën në SHBA, duke filluar prej nesër, pas vendimit të Gjykatës supreme amerikane lidhur me ligjin që e miratoi Kongresi për funksionimin e këtij aplikacioni të popullarizuar.

"Tik-Toku, për fat të keq, do të jetë i detyruar ta ndalë punën në SHBA më 19 janar, përveç nëse administrata e Xho Bajdenit nuk kujdeset të mos miratohet ligji, me të cilin ndalohet platforma në SHBA nëse pronari i saj kinez nuk pajtohet ta shesë", thuhet në kumtesën e TikTokut, të publikuar në rrjetin social "Iks".

TikToku me muaj po lufton kundër këtij ligji, të cilin Kongresi e miratoi në mars në emër të mbrojtjes së sigurisë kombëtare, por Gjykata supreme e SHBA-së dje refuzoi ta ndalë, me çka e përcaktoi fatin e rrjetit social në vend nëse qeveria vendos të mos intervenojë në çastin e fundit.

"Nuk ka dyshim se për më shumë se 170 milionë amerikanë, TikToku ofron mjet të rëndësishëm të shprehjes, interaksion dhe komunitet", vlerësuan njëzëri nëntë gjykatësit e Gjykatës supreme. Megjithatë, potencuan se Kongresi ka konfirmuar se shitja e tij është e domosdoshme për t'u tejkaluar brengat themelore të sigurisë kombëtare.

Vendimi i Gjykatës më të lartë amerikane erdhi diçka më shumë se 36 orë para afatit të fundit që ia përcaktoi Kongresi kompanisë amë kineze të Tik-Tokut, ByteDance, që ta shesë platformën e saj në SHBA.

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp disa herë deklaroi se e përkrah mbajtjen e TikTokut në SHBA, madje edhe u ankua deri te Gjykata supreme me kërkesë për këtë, por pa sukses. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR