• e diel, 19 janar 2025

Erdogan: Nuk guxon t'i lejohet Izraelit ta shkel armëpushimin në Gazë

Erdogan: Nuk guxon t'i lejohet Izraelit ta shkel armëpushimin në Gazë

Stamboll, 18 janar 2025 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot e ka kritikuar Izraelin për "historinë e tij të shkeljes së armëpushimit", duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të pengojë shkelje eventuale të armëpushimit me Hamasin.

"Izraeli, e posaçërisht kryeministri Benjamin Netanjahu, ka dosje të konsiderueshme për shkeljen e armëpushimit, kjo nuk guxon të lejohet kësaj radhe në Gazë. Edhe krahas 467 ditëve gjenocid dhe masakër, Izraeli nuk arriti ta thyejë vullnetin e rezistencës së vëllezërve de motrave tona në Gazë", tha ai në kongresin e partisë së tij në Adana, Turqinë juglindore, njofton Anadolia.

Presidenti turk e përsëriti përkushtimin e Turqisë që t'i dërgojë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës në Palestinë.

Sipas Erdoganit, Turqia do t'i mobilizojë të gjitha resurset që t'i shërojë plagët e Gazës gjatë periudhës së armëpushimit.

Duke folur për Sirinë, Erdogan tha se projekti izraelit për ta ndarë Sirinë në tri pjesë, dështoi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR